LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Jemi optimistë se do të kalojë Demarkacioni

Krasniqi: Jemi optimistë se do të kalojë Demarkacioni
Ish-këngëtari Memli Krasniqi, tani deputet nga radhët e PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se votat e nevojshme për kalimin e Demarkacionit do të sigurohen në çastin e fundit.

Ai ka shprehur optimizëm se në momentin e votimit, Projektligji për demarkacionin do të përkrahet edhe nga ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje apo i Listës Serbe.


Krasniqi ka thënë për “Epoka e re” se disa deputetë të VV-së nuk kanë mendim refuzues për demarkacionin.

Sa i përket Listës Serbe, ai ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ende qëndrim përfundimtar nëse do ta votojë apo jo demarkacionin.