LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999

Krasniqi: Falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në 24 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë se falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999.

Reklama

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmi se miqësia me aleatët ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori.

“24 vite më parë, me 9 qershor 1999, Millosheviçi dhe Serbia u dorëzuan para luftës çlirimtare të UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s, duke u detyruar që të nënshkruajnë marrëveshjen e Kumanovës – për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmia më e madhe dhe shembulli më konkret, se aleanca dhe miqësia jonë, si popull dhe si shtet, me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori”, ka shkruar ai.

Kreu i PDK-së ka shprehur mirënjohje për aleatët ndërkombëtarë, duke thënë se së bashku do të angazhohen në përmbushjen e synimeve tjera për Kosovën.

“Ky bashkëpunim, me UÇK-në nëpër tokë dhe NATO-n nëpër ajër, i dha fund një regjimi gjenocidal serb në Kosovë dhe jetësoi ëndrrën e dhjetëra brezave për liri.  Bashkë, si miq dhe aleatë, do të angazhohemi në përmbushjen e të tjera synimeve dhe ëndrrave për vendin tonë – siç është anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në ngjarjet në Kosovë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në

Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në ngjarjet në Kosovë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në "Ballkanin e Hapur"

Politikë
Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Lajme
Elshani: Njërin terroristë në Banjskë e zumë duke fjetur

Elshani: Njërin terroristë në Banjskë e zumë duke fjetur

Siguri
Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se

Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se "Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt"

Lajme
Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Lajme
Ekspertët në BeH demantojnë pretendimet e Prokurorisë serbe: Armët e grupit terrorist të Radoiçiqit nuk ishin nga Tuzla

Ekspertët në BeH demantojnë pretendimet e Prokurorisë serbe: Armët e grupit terrorist të Radoiçiqit nuk ishin nga Tuzla

Lajme
Kalo në kategori