Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar Kryeministrin Kurti se po ikë nga përgjegjësia qeverisëse, në krizën më të madhe ekonomike të vendit që nga paslufta.
I pari i PDK-së ka thënë se për një kryeministër të përgjegjshëm e veçmas në këto rrethana krize, nuk do të duhej të kishte shumë vend për konferenca shtypi nga selia e partisë, sepse detyra e parë e tij është mandati përballë qytetarëve e jo defilimi përballë militantëve.
“Por, ai që refuzon të përgjigjet e të mbajë përgjegjësi për dështimet përballë qytetarëve, gjithmonë do ta kërkojë shpëtimin diku tjetër”, ka thënë Krasniqi.
Sipas kreut të PDK-së, Kosova është në ditët më të vështira të stresit social dhe ekonomik që nga paslufta.
“E duke qenë i paaftë për përgjegjësitë e një kryeministri, Albin Kurti po kërkon t’i ikë ballafaqimit me gjendjen, duke e shitur si “ngjarje” për popullin, mbajtjen e një procesi të rëndomtë zgjedhor të subjektit të tij politik. Mbajtja e zgjedhjeve brenda Lëvizjes Vetëvendosje është pjesë e demokracisë, por “ngjarja e vërtetë” është kriza që ka përfshirë gjithsecilën familje në vend”, ka thënë Krasniqi.
Më tej, ka theksuar se komoditeti për t’u angazhuar në zgjedhje të brendshme në rrethanat aktuale të krizës së përgjithshme ekonomike, i shkon për shtati pikërisht një kryeministri të këtillë, i cili merret me zgjedhje në parti, sepse s’ka kurrfarë zgjidhje për popull.
“Fatkeqësisht, ai jo vetëm që s’ka zgjidhje për krizën, por nga paaftësia e tij qeverisëse, është duke i kontribuar edhe më shumë asaj.Në këto rrethana, qytetarëve iu duhet një kryeministër që mendon për zgjidhje të problemeve e jo për zgjedhje partiake! Prandaj, kryeministri duhet ta rikthejë fokusin e të përqendrohet për të marrë masa të qëndrueshme për t’ua lehtësuar qytetarëve të vendit tonë ballafaqimin me këtë krizë ekonomike gjithëpërfshirëse e të kudondodhshme”, ka përfunduar Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar