LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: E paarsyeshme kërkesa për të kaluar buxhetin në mënyrë gati klandestine

Krasniqi: E paarsyeshme kërkesa për të kaluar buxhetin në mënyrë gati klandestine

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi tha se seanca e sotme do të kishte kuptim si e jashtëzakonshme, nëse do të mblidheshim këtu për të trajtuar emergjencën e vërtetë lidhur me shpërndarjen e koronavirusit në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se pushteti po provon të kalojë buxhetin sot në mënyrë klandestine, e kjo sipas tij është e pa arsyeshme.


Sipas tij qeveria nuk po duhet e përqendruar në parandalimin e përkeqësimit të situatës me koronavirus, përkundër disa vendimeve që ka marrë, që sipas tij disa janë me vonesë.

“Në vend se të sjellni sot një plan nacional për të trajtuar këtë pandemi, me një kërkesë edhe për buxhet konkret se si duhet të veprohet, ju po tentoni të keqpërdoreni situatën e krijuar dhe panikun që për fat të keq tashmë është shpërndarë në opinionin publik. Me sa kemi dëgjuar keni marrë vendim si qeveri që të ndahen 10 milionë euro, janë pak janë shumë pak, dhe sot u ftojmë të vini me një vendi nëse u duhet edhe mbështetja e Kuvendit për të ndarë së paku 25 milionë euro në fazën e parë. Sepse as këto ndoshta në fund nuk do t’u dalin, ka nevojë që në çdo QKMF, në të gjitha komunat, edhe në fshatra e lerë më në QKUK, të ketë pajisje mbrojtëse, e po i dëgjojmë punëtorët shëndetësorë se ato nuk e ekzistojnë”, tha Krasniqi.

Ai tha se nuk mund të kërkojnë mbështetje nga opozita, të kalojnë buxhetin në dy lexime për të njëjtën ditë, derisa vonesat i kanë shkaktuar vet.

“Kërkesa për kalim të buxhetit në mënyrë gati klandestine sot është gati e paarsyshme”, tha ai.

Ai tha se janë në gjendje të mbështesin qeverinë, në cilindo plan që ka të bëjë me parandalimin e përkeqësimit të situatës me koronavirus, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori