LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Dështimi më i madh i Kuvendit për këtë vit është mos zgjedhja e anëtarëve të bordit të OSHP-së

Krasniqi: Dështimi më i madh i Kuvendit për këtë vit është mos zgjedhja e anëtarëve të bordit të OSHP-së
Albert Krasniqi

Analisti politik, Albert Krasniqi mos zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e ka konsideruar si dështimin më të madh për këtë vit të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se OSHP është jofunksionale prej muajit mars, pasi anëtarëve u ka skaduar mandati.


“Rreth 350 milionë euro janë bllokuar të hyjnë në ekonominë e vendit. Në anën tjetër, është rritur numri i kontratave të negociuara, pasi mundësitë e ankesës janë shumë më të vogla”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Prej dështimeve më të mëdha të Kuvendit këtë vit është mos zgjedhja e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (e njohur si Gjykata e Tenderëve). OSHP është jofunksionale prej muajit mars, pasi anëtarëve u ka skaduar mandati. Prej asaj periudhe, asnjë tender publik për të cilin ka pasur ankesa nuk ka mundur të ekzekutohet. Rreth 350 milionë euro janë bllokuar të hyjnë në ekonominë e vendit. Në anën tjetër, është rritur numri i kontratave të negociuara, pasi mundësitë e ankesës janë shumë më të vogla.

Nga ky dështim i Kuvendit:

– Është dëmtuar zhvillimi i ekonomisë dhe është rritur mundësia për korrupsion;

– Janë dëmtuar bizneset që presin me muaj për të marr kontratat nga institucionet publike;

– Janë dëmtuar qytetarët të cilët nuk po marrin shërbimet e nevojshme (nuk ka as furnizim të rregullt me insulina);

– Po favorizohen bizneset e caktuara;

– Po dëmtohet buxheti i shtetit, pasi si pasojë e mungesës së konkurrencës reale paguhet më shtrenjtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori