LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi bën homazhe në Çikatovë e Poklek: Kërkojmë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre

Krasniqi bën homazhe në Çikatovë e Poklek: Kërkojmë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, ku me 17 prilli të vitit 1999, policia serbe kreu dy prej masakrave më të tmerrshme në Drenicë, duke vrarë e djegur fëmijë, pleq, gra e burra.

“Për të nderuar martirët e rënë, që u masakruan mizorisht nga dora e armikut, sot, bashkë me Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe pranë varreve të tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, lideri i PDK-së ka thënë se dhembja e asaj dite të kobshme është ende e freskët në mesin e familjarëve të viktimave, ashtu si edhe kujtimi i tyre dhe i tërë popullit të Kosovës për tmerrin dhe terrorin e përjetuar 23 vite më parë.


“Andaj, ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi, derisa autorët e këtyre veprave makabre të dënohen. Lavdi martirëve të Çikatovës së Vjetër dhe Poklekut!”, ka përfunduar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori