LAJMI I FUNDIT:

​Kraja: Pavarësinë e Kosovës e kemi përjetuar si synim jetësor

​Kraja: Pavarësinë e Kosovës e kemi përjetuar si synim jetësor

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka theksuar se në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, ta ndejmë se Kosova është atdheu ynë dhe se nuk kemi një tjetër vend ku mund të jetojmë dhe ku mund t’u japim pamje ëndrrave tona.

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës sonet është hapur ekspozita artistike, kushtuar 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në hapjen e ekspozitës, Mehmet Kraja theksoi se Pavarësinë e Kosovës duhet ta konsiderojmë si vlerë, që duhet çmuar, me të cilën duhet të mburremi dhe duhet ta ruajmë me paqe e pasion.

“Ne këtu në Akademi jeni një gjeneratë që Pavarësinë e Kosovës, kryesisht e kemi përjetuar si synim jetësor, se kush si ëndërr, se kush si ideal të paarritshëm, por të gjithë në një mënyrë, bashkë me ju të gjeneratës më të re, pavarësinë e Kosovës e konsiderojmë vlerë, që duhet çmuar, me të cilën duhet të mburremi dhe duhet ta ruajmë me paqe, pasion, siç e kemi krijuar dhe me po aq sakrificë, siç e bëmë historinë e saj”, tha ai, njofton kp.

Ai deklaroi se të gjithë se bashku, duam që pavarësia e Kosovës të jetë histori suksesi dhe në çdo përvjetor të saj ta ndejmë se Kosova është atdheu ynë dhe se nuk kemi një tjetër vend ku mund të jetojmë dhe ku mund t’u japim pamje ëndrrave tona.

“Kjo ekspozitë, me veprat e fondit të Akademisë, është një Kosovë e abstraksionit, e ngjyrave, e vijave, e formave që krijojnë idenë e një shumësie të shumë zërave, zëra që vinë nga e shkuara po aq e largët, kur të kesh një ideal kishte kuptim dhe një ideal, kur të kërkosh ideal kërkimin e lirisë kishte domethënie qenësore”, tha Kraja.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori