LAJMI I FUNDIT:

KQZ vendos të rinumërohen edhe 155 vendvotime për Kuvende Komunale

KQZ vendos të rinumërohen edhe 155 vendvotime për Kuvende Komunale
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar rekomandimin e PZAP-së për rinumërimin edhe të disa kutive që u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Kështu ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka miratuar ankesat e një numri të caktuar të kandidatëve për Kuvende të ndryshme Komunale.


“KQZ me datën 9 dhe 10 nëntor ka pranuar disa vendime të tjera nga PZAP.  Në bazë të këtyre vendimeve kërkohet nga KQZ që të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve në një numër të caktuar të vendvotimeve. Numri i vendvotimeve të rregullta që do të rinumërohen është rreth 155 vendvotime të rregullta që u takojnë komunave të ndryshme, PZAP ka vendosur edhe për rinumërimin e 10 kutive të votave me postë. Rekomandohet që të bëhet rinumërim i plotë i këtyre”, tha Burim Ahmetaj, kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së.

Ai më tej tregoi edhe numrin e përgjithshëm të vendvotimeve që do të rinumërohen sipas vendimit të PZAP-së, duke përshirë këtu ato të ditës së hënë dhe ato për të cilat u vendos sot.

“Më datën 8 janë 437 vendvotime të rregullta përfshirë edhe votat me kusht edhe postë që 467 kuti të votimit që duhet të rinumërohen sipas vendimeve të ardhura me datë 8. Me datën 9 kanë ardhur 138 vendime për rinumërim të vendvotimeve të rregullta të komunave të ndryshme dhe 11 kuti të votimit të votave me postë. Më datën 10 nëntor janë gjithsejtë 14 vendvotime që në total bëjnë 589 vendvotime të rregullta, duke përfshirë edhe 23 kuti të votave me postë dhe 18 kuti të votave ne kusht, gjithsejt 630 kuti, duke përkthyer në përqindje 23,78% e kutive që duhet të rinumërohen sipas vendimit të PZAP-it”, tha Burim Ahmetaj.

Këto vendvotime u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës: Drenas, Viti, Istog, Shtime, Vushtrri, Klinë, Prishtinë, Pejë, Lipjan, Prizren, Gjilan, Malishevë, Deçan, Skënderaj, Kaçanik dhe Fushë Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori