Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen që mbajti sot mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.
Sipas njoftimit thuhet se kufiri i shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet në Komunën e Podujevës është: 43 mijë e 931 euro e 50 cent, ndërsa për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, është: 11 mijë e 590 euro
“Në kuadër të organizimit të këtyre zgjedhjeve, KQZ mori vendimvendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Ky vendim i KQZ-së mbështet në listën prelimiare të regjsitrit civil sipas të cilit në këtë komunë numri i votuesve të regjistruar është: 87 mijë e 863 votues. Po ashtu, KQZ vendosi kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore edhe për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili është: 11 mijë e 590 euro. Po ashtu, ky kufizim mbështet në listën preliminare të regjistrit civil, sipas të cilit në këtë komunë numri i votuesve të regjistruar është: 23 mijë e 180 votues”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se janë përgatitur shkresat të cilat do t’i dërgohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të marrë udhëzime dhe rekomandimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së njoftoi anëtarët se është përgatitur shkresa e cila do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të marrë udhëzimet dhe rekomandimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Sipas Vendimeve të Presidentit të Kosovës për shpalljen dhe caktimin e datës së zgjedhjeve, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar në Komuënn e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës (GZ, nr. 3, 25 gusht 2020).
Ndërkaq, fushata zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut fillon më 12 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor, ndërsa fushata zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania