LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja ndan 350 mijë euro për partitë politike

KQZ-ja ndan 350 mijë euro për partitë politike

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend, raporton Ekonomia Online.Këto mjete janë ndarë për muajin shkurt për financimin e aktiviteteve të partive dhe mbështetjen e punës të secilit deputet. Kjo shumë u ndahet partive varësisht nga numri i deputetëve në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 76 mijë e 125 euro për nevojat e partisë, kurse 8458.34 euro për aktivitetet e deputetëve. LDK-ja 73 mijë e 500 euro për subjektin politik dhe 8166.68 për deputetët. PDK-së i janë ndarë 63 mijë euro dhe 6999.94 për nevojat e deputetëve.

Për AAK-në, KQZ-ja ka nda 34 mijë e 125 euro, kurse për deputetët e kësaj partie 3791.68 euro. Nisma morri 15 e 750 euro, deputetët 1750.06 euro. Listës Serbe iu ndan 26 mijë e 250 euro, përderisa 10 deputetëve të kësaj partie 2916.70 euro. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se këto mjete u ndahen partive çdo muaj, prandaj edhe nuk ka asnjë ndryshim.

“Këto shuma janë të njëjta dhe çdo muaj kanë qenë të njëjta dhe nuk ka asnjë ndryshim për të gjitha partitë parlamentare”.Daka ka përmendur dokumentet që mund të përdoren për votim në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.“Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare KQZ-ja ka lëshuar një udhëzim për këshillat e vendvotimeve që në bazë të dokumenteve të Kosovës që janë leja e vozitjes, letërnjoftimi dhe pasaporta. Këto janë dokumente që parashihen në nenin 19 dhe ne nuk mundemi me ndryshuar ligjin”.

Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Sami Hamiti, ka kërkuar që këto mjete të ekzekutohen sa më shpejtë ngase duhet që të paguajnë obligimet ndaj PZAP-së.

“Unë ju kisha lut që të bëhet procedimi më i shpejt i këtyre mjeteve sepse janë disa parti duhet të kryejnë obligimet ndaj PZAP-së”.Kurse kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Yll Buleshkaj, tha se ende nuk kanë pranuar kandidat për kryetra të Podujevës.“Ende nuk kemi pranuar asnjë aplikim për kryetar të komunës së Podujevës afati është deri me datën e 17, por deri tash ende s’ka asnjë aplikim, por ka pas interesim”. /eo/