KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për 18 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është mbajtur më 9 nëntor.
Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Gjatë kësaj mbledhje të KQZ-së, kryesuesi i saj, Kreshnik Radoniqi tha se asambleja komunale e Istogut nuk votohet sot pasi ka ende çështje që mund të parashtrohen ankesa, raporton kp.
Javë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e 20 komunave tjera, ku fituesit janë zgjedhur në raundin e parë të mbajtur më 12 tetor 2025.

















































