LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski për situatën në Kosovë: Dhuna kurrë nuk është opsion i mirë

Kovaçevski për situatën në Kosovë: Dhuna kurrë nuk është opsion i mirë

Kryeministri Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj trupave të KFOR-it nga ana e serbëve në veri të Kosovës.

“Dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë dhe është për t’u dënuar, veçanërisht pasi ushtarët e KFOR-it janë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj misionit të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka theksuar Kovaçevski në një postim në “Twitter”.


Ai tutje ka thënë se është thelbësore të vazhdohet me “koordinimin e ngushtë dhe aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në rajon, në radhë të parë në drejtim të përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të konsolidohet stabiliteti dhe të ngushtohet hapësira për ndikimet e palëve të treta destabilizuese”.

Nga protestat e dhunshme dhe vandalizmi i bandave kriminale serbe, dje në Zveçan, u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it.

Ndërkohë, sot situata duket më e qetë, edhe pse serbët në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë mbledhur sërish në afërsi të objekteve të komunave.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori