LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski nuk do të takohet me Lavrovin: Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, është fitore e OSBE-së

Kovaçevski nuk do të takohet me Lavrovin: Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, është fitore e OSBE-së

Para fillimit të takimit të sotëm të 30-të ministror të OSBE-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski arsyetoi mos prezencën ministrave nga Ukraina, Lituania, Estonia dhe Letonia dhe më vonë nga Polonia pasi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mori leje për të fluturuar dhe konfirmoi praninë e tij në Shkup. Kryeministri Kovaçevski beson se Rusia nuk ka arritur fitore diplomatike me prezencën e saj në Samitin e OSBE-së.

“Kjo absolutisht nuk është një fitore diplomatike për Rusinë, kjo është fitore diplomatike e OSBE-së, duke qenë se funksionimi i OSBE-së ishte vënë në pikëpyetje. Me këtë, OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë dhe do të vazhdojë të jetë garantues i zhvillimit të proceseve demokratike dhe paqësore në Evropë”, tha kryeministri Kovaçevski.


Në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë takim me Lavrovin, Kovaçevski shkurt u përgjigj se nuk do të takohen.


Secili vend, siç tha kryeministri, e shpreh qëndrimin e tij ndaj agresionit të Rusisë në mënyra të ndryshme.

Fillon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup, pjesëmarrës rreth një mijë delegatë nga 57 shtete
Lexo po ashtu Fillon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup, pjesëmarrës rreth një mijë delegatë nga 57 shtete

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo vend në mënyrën e vet dërgon një mesazh për agresionin e pajustifikuar që Rusia ka kryer kundër një shteti sovran, kundër Ukrainës. Disa e bëjnë pa praninë e tyre, por disa e bëjnë me praninë e tyre dhe shpresoj me qëndrime shumë të qarta në lidhje me pajustifikimin e këtij agresioni”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se pritjet e tij nga takimi i sotëm janë që vendimet e diskutuara tashmë në nivel të ambasadorëve të konfirmohen dhe se OSBE-ja do të vazhdojë të punojë me sukses./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori