Kovaçevski: Në vitin 2024 së bashku do të punojmë për të përmbushur agjendën evropiane
Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski uron të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2024, duke i uruar shëndet, lumturi dhe suksese në vitin e ri.
“Ne hyjmë në vitin e ri me mundësi të reja dhe plane të reja për arritje edhe më të mëdha. Qytetarët janë në radhë të parë! Dhe në vitin e ri do të vazhdojmë të punojmë fort për paga dhe pensione edhe më të larta, vazhdojmë të mbështesim nxënësit, studentët, pensionistët, më të rrezikuarit, por edhe sektorin e biznesit. Nuk do të lejojmë askënd të mbetet vetëm për të përballuar sfidat.
Nëse viti 2023 ishte vit i mundësive të reja, pres që viti 2024 të jetë vit i realizimit të perspektivave evropiane. Një vit në të cilin të gjithë së bashku do të punojmë për të përmbushur agjendën evropiane, për të përmbushur qëllimin tonë të dytë të shumëpritur pas anëtarësimit në NATO, që është anëtarësimi në BE”, tha Kovaçevski në urimin e tij për Vitin e Ri.
Në urimin e tij, kryeministri Kovaçevski iu referua të arriturave të vitit të kaluar.
“Viti i kaluar do të mbahet mend për shumë sfida që me përgjegjësi dhe përkushtim i kthyem në mundësi të reja. Duhet të jemi krenarë që së bashku arritëm të arrijmë shumë për të gjithë. Ne kemi ruajtur vendet e punës dhe kemi krijuar të reja, kemi mundësuar rritje historike të pagave dhe pensioneve, kemi ndihmuar bujqit. Me një sërë masash kundër krizës arritëm të mbrojmë standardin e jetesës dhe ta mbajmë ekonominë stabile”, theksoi Kovaçevski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QMK: Zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës shuan tre zjarre në hapësira të hapura
Superoperacioni i SPAK, Meta: Propagandë nën diktatin e Edi Ramës! Të bëhej para 14 majit
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare