LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Iniciativa Ballkani i Hapur jep rezultate, po punohet për lëvizjen e lirë të punëtorëve

Kovaçevski: Iniciativa Ballkani i Hapur jep rezultate, po punohet për lëvizjen e lirë të punëtorëve

“Tregtia e përgjithshme mes tre vendeve të Ballkanit të Hapur është rritur me 25 për qind. Tregtia jonë me Serbinë është rritur me 50 për qind që nga themelimi i nismës dhe me 40 për qind shkëmbimi me Shqipërinë, pra eksportet tona. Është një provë më e madhe se kjo nismë është praktike, e bazuar në parime ekonomike që funksionon për të mirën e kompanive dhe për të mirën e qytetarëve. Iniciativat e reja që ne po lançojmë në kuadër të Ballkanit të Hapur janë kryesisht iniciativa që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit ndërmjet tre vendeve tona”.

Këtë e theksoi për AIM-në kryeministri Dimitar Kovaçevski në vlerësimin e takimit trepalësh të mbajtur dje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në ndërtesën e komunës Bardolino në Itali.

“Ajo që është para nesh është fillimi i lëshimit të numrave ID të Ballkanit të Hapur që do t’i lejojë punëtorët të lëvizin lirshëm midis tre vendeve pa procedurat administrative që ekzistojnë aktualisht dhe që kërkojnë deri në gjashtë muaj për të marrë një leje pune, nëse qytetari nga vendi ynë dëshiron të punësohet në Serbi ose Shqipëri, por edhe shtetas i Serbisë dhe Shqipërisë nëse dëshiron të punojë këtu. Është një platformë në të cilën po punohet dhe e cila do të fillojë të funksionojë në mënyrë operative gjatë muajve të verës”, tha Kovaçevski.


Në takim është biseduar edhe për iniciativën për vendosjen e një sistemi të vetëm elektronik për pikë pagesat rrugore, gjë që ka qenë edhe temë e takimit të fundit në Beograd, e që do të lehtësojë edhe lëvizjen e udhëtarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori