LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian zbulon se veshja që ajo kishte në “Grammy Awards 2022” u huazua nga ish-asistentja e Kim-it, Stephanie Shepherd

Kourtney Kardashian zbulon se veshja që ajo kishte në “Grammy Awards 2022” u huazua nga ish-asistentja e Kim-it, Stephanie Shepherd

Kourtney Kardashian më në fund ka zbuluar se ku e gjeti veshjen që kishte veshur në “Grammy Awards 2022”.

Ylli i realitetit tregoi në Instagramin e saj këtë të martë se kombinimi ishte marrë hua nga ish-asistentja e motrës së saj Kim, Stephanie Shepherd.


“Ti e di që ajo është një shoqe e vërtetë kur nuk mund të gjesh një veshje për Grammy-t dhe ajo të jep hua një të tillë direkt nga dollapi i saj, direkt nga pista, të cilën as nuk e ka veshur ende”, tha Kourtney në mbishkrim.


Mesazhi u shoqërua me foto të Kourtney duke pozuar në formën më të mirë ndërsa modelonte kostumin Et Ochs.

Kourtney Kardashian flet për martesën me Travis Barker: Nuk ishte false, nuk patëm mundësi të merrnim një licencë martese në orën 02:00 të mëngjesit
Lexo po ashtu Kourtney Kardashian flet për martesën me Travis Barker: Nuk ishte false, nuk patëm mundësi të merrnim një licencë martese në orën 02:00 të mëngjesit

Kourtney bëri mori vëmendje me pamjen e saj në tapetin e kuq, ku ajo dhe Travis kishin veshur ngjyra të njëjta dhe u angazhuan në shfaqjet e tyre tipike publike të dashurisë.

Në shfaqjen e çmimeve ajo mund të shihej e ulur në prehrin e tij në tavolinën e tyre, ndërsa ata mbështjellën krahët rreth njëri-tjetrit në një gjendje pasioni.

Kourtney Kardashian zbulon se ishte ajo që bëri hapin e parë në lidhjen me Travis Barker: Ai po vononte shumë për të më puthur
Lexo po ashtu Kourtney Kardashian zbulon se ishte ajo që bëri hapin e parë në lidhjen me Travis Barker: Ai po vononte shumë për të më puthur

Më vonë atë natë, çifti i lumtur, i cili u fejua tetorin e kaluar, shkuan në kishë të martoheshin dhe shkëmbyen betimet përpara një imituesi të Elvisit.

Videoja ekskluzive e siguruar nga DailyMail.com tregoi çiftin duke u kthyer në hotelin e tyre rreth orës 02:30 të mëngjesit pas ceremonisë dhe një burim tha se Kourtney kishte shijuar ‘disa pije’ gjatë festimeve të mbrëmjes.

Kourtney Kardashian ndan momente dhe foto të reja me partnerin një javë pas martesës në Las Vegas
Lexo po ashtu Kourtney Kardashian ndan momente dhe foto të reja me partnerin një javë pas martesës në Las Vegas

Në kohën kur ata shkuan në kishë, Kourtney kishte ndërruar kostumin me një korse të verdhë Versace të vitit 2012, xhinse dhe xhup lëkure.


Kourtney Kardashian më pas tregoi se martesa me Travis Barker nuk ishte false, por nuk patën mundësi të merrnin një licencë martese në orën 02:00 të mëngjesit. /Telegrafi/