Deficiti tregtar i Kosovës gjatë muajit korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është thelluar për 15.8 për qind.
Kështu thuhet në raportin “Statistikat e tregtisë së jashtme të mallrave, korrik 2022”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
ASK shton se eksporti mbulon importin për 15.2 për qind.
“Të dhënat nga tregtia e jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 15.8 për qind në muajin korrik 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 426.1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 367.8 milionë euro në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 15.2 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së, shkruan Telegrafi.
Në këtë raport theksohet se ka pasur rritje të eksporteve dhe importeve.
“Eksporti i mallrave në muajin korrik 2022 kishte vlerën 76.2 milionë euro, ndërsa importi 502.4 milionë euro, që është një rritje prej 22.5 për qind për eksport dhe 16.8 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021”, thekson raporti.
Nga të dhënat e eksporteve metalet bazë dhe artikujt prej tyre e përbëjnë 26.1 për qind të eksporteve, 16.2 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, 13.9 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 7.6 për qind e përbëjnë produktet minerale dhe 6.1 për qind e përbëjnë produktet bimore.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, 17.5 për qind e përbëjnë produktet minerale, 13.2 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 10.5 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 7 për qind e përbëjnë mjetet e transportit, 6.6 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike dhe 6.2 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre.
Në muajin korrik 2022, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26.4 milionë euro ose rreth 34.6 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.8 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Gjermania me 10.3 për qind, Italia me 4.7 për qind dhe Danimarka me 4.7 për qind. Në anën tjetër, importet ishin rreth 210.9 milionë euro ose 42 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.6 për qind. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga Gjermania me 10.6 për qind, Greqia me 8.4 për qind dhe Italia me 4.9 për qind.
Kurse, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 25.8 milionë euro ose 33.9 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 4.2 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin Maqedonia e Veriut me 10.7 për qind, Shqipëria me 10.4 për qind, Serbia me 6.6 për qind dhe Mali i Zi me 4.7 për qind. Importet arritën në 88.4 milionë euro ose 17.6 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5.1 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia me 7.4 për qind, Maqedonia e Veriut me 4.5 për qind dhe Shqipëria me 3.8 për qind.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 24.0 milionë euro ose 31.5 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden SHBA-ja me 12.2 për qind dhe Zvicra me 6.9 për qind. Kurse, importet arritën në 202.9 milionë euro ose 40.4 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 13 për qind dhe Kina me 10.7 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova