Kosovës i duhen kapacitete të reja energjetike, prodhimi vendor nuk i plotëson nevojat
Furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike për sektorin privat është kyç në veprimtarinë e bizneseve dhe mungesa e prodhimit të mjaftueshëm në këtë sektor reflekton në jo-qëndrueshmëri të furnizimit që rezulton me humbje të shumta për bizneset.
Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutua mbi çështjen e situatës aktuale të furnizimit me energji elektrike në vend.
Ministëri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, i njoftoi të pranishmit me gjendjen aktuale në vend në aspekt të furnizimit me energji elektrike.
Ai tha se MZHE angazhohet vazhdimisht në mënyrë që t’iu përshtaten kërkesave të tregut duke siguruar kështu furnizim stabil të energjisë si për bizneset ashtu edhe qytetarët.
Ministri Lluka shtoi se ndërprerjet të cilat zakonisht bëhen janë kryesisht nga mbingarkesa dhe punimet e kohëpaskohshme në rrjetin elektrik dhe se nuk ka reduktime për arsye të mungesës së prodhimit sepse energjia e munguar po sigurohet nga importi.
Lluka tha gjithashtu se për shkak të arsyeve politike, për mos përmbushje të marrëveshjeve me Serbinë, nuk ka mundur të futet në funksion linja e interkoneksionit me Shqipërinë, gjë që ka vonuar investimet e planifikuara të KOSTT.
Petrit Pepaj, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji, tha se ky institucion që nga viti 2015 deri më tani ka lehtësuar çështjen e furnizimit të energjisë për bizneset duke iu ofruar zbritje prej 15%.
Ai përmendi nivelin jostabil të energjisë kohëve të fundit si pasojë e mungesës së qëndrueshmërisë së termocentraleve, duke përmendur mungesën e kapaciteteve të reja në këtë sektor si pengesën kryesore në zhvillim të saj.
Pepaj tha se konsumatori është prioriteti kryesor i ZRRE e cila është duke punuar në monitorimin e furnizimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike në mënyrë që të shmangin ndërprerje të panevojshme të energjisë.
Ndryshe, gjatë këtij takimi bizneset e pranishme patën rastin të adresojnë shqetësimet dhe sfidat kryesore që po hasin në këtë aspekt duke iu bërë thirrje institucioneve relevante për gatishmëri në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës