LAJMI I FUNDIT:

Kosovës dhe Shqipërisë u bëhet thirrje për bashkim të tregjeve të energjisë

Kosovës dhe Shqipërisë u bëhet thirrje për bashkim të tregjeve të energjisë

Kriza botërore dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike, shtron nevojën për bashkimin energjetik Kosovë-Shqipëri për të arritur një treg funksional dhe likuid.

Kështu ka thënë sot Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në një konferencë për media gjatë prezantimit të punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë”.

Abazi iu bëri thirrje institucioneve të dyja vendit të nisin sa më parë hapat e bashkimit energjetik Kosovë-Shqipëri.


“Bashkimi kombëtar energjetik, është një vlerë për bashkimin e tregjeve të energjisë. Besojmë se institucionet e këtyre dy vendeve duhet të nisin të punojnë për këtë, dhe kjo të ndodhë në një mbledhje të parë të përbashkët të qeverive”, tha Abazi.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në tregjet e energjisë elektrike Shqipëri–Kosovë
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në tregjet e energjisë elektrike Shqipëri–Kosovë

Javën e kaluar Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE) dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë (OST) dhe Kosovës (KOSTT) kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.

Marrëveshja përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët nënshkruese duhet të ndërmarrin për të bashkëpunuar në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike. /Telegrafi/