Brenda këtij viti në Republikën e Kosovës rreth pesë mijë qytetarë janë pajisur me leje për posedim të armëve të zjarrit. Prej tyre tre mijë qytetarë morën për herë të parë leje për armë, kurse, dy mijë qytetarëve iu vazhdua leja e mëhershme.
Këtë e ka konfirmuar shefi i divizionit për armë dhe municion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Destan Mustafa, i cili u shpreh se leja për armë merret në MPB.
Në anën tjetër, ligji për armët e përcakton se një person mund të pajiset me leje për armë nëse është i rrezikuar, si dhe nëse është pjesëtar2 i sigurimit apo punonjës i personave me rëndësi të veçantë për institucionet shtetërore.
“Në vitin 2018 sipas statistikave tani më në fund të vitit kemi rreth 5 mijë leje të armëve të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, 3 mijë janë leje të reja për posedim, afër 2 mijë janë ndërrim të kartelave që kanë qenë të mëhershme, në kohën e UNMIK-ut”, tha Mustafa për Kosovapress.
Mustafa tregon edhe kriteret që një person duhet t’i plotësojë për të pasur një armë me leje.
Sipas tij, për të marr një leje për armëmbajtje duhet dy deri në tre muaj kohë.
“Fillimisht ai duhet të jetë i aftësuar për përdorim të sigurt të armëve që bëhet nga kompanitë e licencuara të armëve, ka shumë prej tyre. Pastaj duhet të marr një vërtetim nga gjykata dhe një tjetër nga Policia që nuk është i ndjekur penalisht. Një certifikatë mjekësore për armë dhe një dokument nga Qendra për Punë Sociale që lëshohet për të drejtën e veprimit ligjor… Hapi i tij është vetëm të aplikojë në stacionin më të afërt në Kosovë. Pastaj janë procedurat tona të cilat ne i bëjmë verifikimet më të thella… Qe një kohë po kemi disa vonesa, na shkon nga dy tre muaj sepse kapacitetet i kemi shumë të vogla. Kompanitë janë rritur shumë, kërkesat janë rritur shumë, ne kemi mbetur në kapacitet e vitit 2012”, u shpreh ai.
Qytetarit të Kosovës pajisja me leje për armë i kushton rreth 300 euro, pasi që rreth 250 euro kushton trajnimi për përdorim të armës, 50 euro certifikata mjekësore dhe shpenzimet të tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka licencuar edhe disa kompani që merren me shitjen e armëve dhe kanë poligonin e qitjes, të cilat edhe japin trajnime për qitje me armë.
Njëra ndër to është “Katana”, në Obiliq ku edhe bëhen trajnimet për armë për personat e interesuar.
Osman Hajrizi nga kjo kompani tregon se numri i qytetarëve për t’u trajnuar me armë zjarri është rritur kohëve të fundit.
“Interesimi i qytetarëve për me posedua një armë zjarri me leje është i madh, dhe i dukshëm sepse edhe vetë trajnimi për përdorim të sigurt të armëve të zjarrit e ka efektin e vetë në aspektin e sigurisë personale qytetare. Çdo qytetar që kalon përmes trajnimit ai aftësohet dhe certifikohet për përdorim të sigurt të armëve të zjarrit. Normalisht ata që kalojnë përmes trajnimit aftësohen dhe janë në gjendje të gatishmërisë me iu dhënë këshilla edhe tjerëve për rrezikshmërinë që mund të paraqesin për ata persona që nuk dinë me i përdorë armët”, ka shtuar ai.
Ai ka treguar se çfarë aftësish marrin të interesuarit gjatë trajnimit për përdorim të armës dhe kalueshmërinë për t’u certifikuar.
“Trajnimi sipas programit është dyditor deri në tri ditë, është pjesa teorike, njohuritë për ligjin e armëve të zjarrit. Një njësi tjetër është për armët, dhe njohuritë për ndihmën e parë dhe normalisht si njësi e katërt është edhe pjesa praktike që është sipas plan programit ku bëjnë pjesë rregullat e sigurisë, zbërthimi, mbërthimi dhe gjuajtja me armë zjarri… Secili qytetar që kryen trajnimin normalisht që në fund para se të certifikohet pranë institutit apo poligonit të shenjtërisë ‘Katana’ duhet t’i nënshtrohet provimit, pjesa teorike dhe pjesa praktike. Në pjesën teorike sipas programit duhet t’i arrijnë 70 pikë, për me qenë testi teorik i kalueshëm, dhe normalisht gjuajtja praktike prapë i ka 70 pikë që duhet të jetë i kalueshëm”, ka shtuar menaxheri i poligonit të shenjëtarisë “Katana”.
Poligoni i shenjëtarisë “Katana” ofron për blerje edhe lloje të ndryshme të armëve të shkurta dhe të gjata, të cilat i lejon edhe ligji për armë në fuqi.
Çmimet për blerjen e tyre shkojnë nga 200 deri 4 mijë euro, varësisht nga lloji i armës së zjarrit për të cilën klienti është i interesuar që ta posedojë.
Statistikat e Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se vetëm në vitin 2018 janë konfiskuar 1.171 armë dhe rreth 13 mijë copë municion.
E agjencitë e ndryshme ndërkombëtare në Kosovë kanë raportuar se në duart e qytetarëve të Kosovës janë më shumë se 200 mijë armë ilegale.
Por me qëllim që të ofrohet siguri më e madhe publike për qytetarët e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovë nga 17 dhjetori kanë nisur fushatën për legalizimin e armëve, fushatë kjo e cila do të zgjasë deri më 17 qershor 2019.
Ndryshe, ligji për armët në Kosovë është miratuar në nëntor të vitit 2009. Ai specifikon në detaje se kush mund të bartë armë. Procedurat për pajisje me armë të personave fizik janë të rregulluara me akte nënligjore./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite