Avni Jashari
Vizita e nënpresidentit amerikan Joe Biden, kaloi si e përgjumur duke krahasuar vizitat e krerëve të lartë amerikanë të mëhershëm e po ashtu edhe vizitën e parë që kishte Biden në Kosovë gjatë vitit 2009.
Sigurisht që qytetarit të Kosovës më pak i bëjnë përshtypje vizitat e tilla protokollare të cilat si synim kanë vetëm një panoramë mashtrimi e në esencë populli mbetet me preokupimet dhe sfidat që i ka dhe e rrethojnë çdo ditë.
Është kulminante ndërkaq emërimi i rrugës në emrin e të birit të Biden, Beau Biden, dhe kjo edhe një herë tregon miqësinë e paepur që ne kemi me shtetin mik amerikan.
Vendi ynë po kalon një fazë kur as qeni të zotin nuk po e njeh. Aferat e përgjimeve që po dalin çdo ditë sikur telenovelat e shtetit të Hugo Chavezit, Venezuelës, thuajse i kanë turbulluar popullin dhe qytetarin e thjesht dhe është kah mendon se a të dalë në rrugë apo thjesht të ikë diku ku ardhmëria e fëmijëve të jetë premtuese e jo që edhe filizat që vinë pas të infektohen me vullgarizma që po i dëgjojmë çdo ditë të zotit.
Punësimi po dihet se si shkon në Kosovë (edhe pse përafërsisht kjo gjë veç ka qenë e çartë). Sot në Kosovë as pastrues nuk mund të punësohesh po të mos jesh militant i ndonjë partie me ndikim në vendimmarrje.
Në tërë këtë amulli që thjesht po qëndrojmë si në gjumë letargjik, tentohet që Kosova të copëtohet ende me demarkacion dhe me Asociacion të pakicës serbe. Pavarësisht debateve e fakteve që sollën profesorët, akademikët, historianët, politikanët, gazetarët e qytetarët e thjeshtë se Kosovës me këtë demarkacion po i shkojnë në dëm më tepër se 8000 hektarë tokë, kjo po bie në vesh të shurdhër dhe edhe vet presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, mbrëmë kërkoi të votohet se gjoja Kosova po u dashka me zgjedh liberalizimin e jo izolimin.
Po të ishte i sinqertë Thaçi, do ta kishte përkrahjen e tërë qytetarëve. Ai mbrëmë është dashur ta tregojë realitetin dhe të thotë: Të dashur bashkëkombës të mi, demarkacioni duhet të votohet i tillë, jo për faktin se është i tillë, po për faktin se faktori ndërkombëtar dhe SHBA-të po kërkojnë një gjë të tillë nga ne, ngase kjo lidhet ngushtë me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, pra kështu po kërkojnë ata që na çliruan nga kthetrat e makinerisë serbe… Po t’i thoshte ai këto sigurisht se do ta arrinte një përkrahje që nuk e kishte gëzuar e as që do ta gëzojë ndonjëherë, por ai vazhdoi me retorikën duke na hedh hi syve dhe siç kishte thënë me një incizim duke luajtur k… me ne (popullin)!
Toka e Kosovës është e padhimbshme për ndërkombëtarët. Kështu ka qenë edhe në të kaluarën, kështu ka qenë edhe në kohën kur Hasan Prishtina i bënte presion pozitiv Ismail Qemalit e ai i kishte futur veshtë në lesh sikur sot i kanë futur Isa e Hashimi. Toka e Kosovës është e pavlefshme edhe për personat që po u dalin aferat “Pronto” për çdo ditë e të cilët nuk shohin gjë tjetër përveç pasurimit të tyre individual e klanor.
Sot qytetari i Kosovës është tejet i lodhur, i mërzitur e rraskapitur nga të gjitha, e më së shumti nga jeta ekonomike e sociale të cilën e kanë sjellë këta persona që kanë qeverisur me vendin. Pritjet e qytetarëve janë të kota, për arsye se ata sot nuk shohin mbështetjen tek askush. Dëshpërimi thellohet kur faktori ndërkombëtar me në krye SHBA-të vazhdon t’i mbështesë këto “elita” në vendin tonë dhe në horizont nuk duket asgjë pozitive për ne. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi është e infektuar dhe shërimi do kohë dhe punë, punë për të cilën nuk po bëhet dhe as që po mundohet dikush ta bëjë.
Qytetarët e Kosovës dhe toka jonë janë të parëndësishme për SHBA-të, Gjermaninë, Italinë, Francën etj. Ndërkaq, do të duhej të ishin të rëndësishme për kastën tonë politike, e që fatkeqësisht kasta jonë politike (me përjashtim të një pjese) është e zhytur në krim, korrupsion, shantazh etj., dhe të tillët janë në gjendje ta falin edhe gjysmën e më tepër të vendit për komoditetin e tyre personal.
I ndjeri poeti ynë, Ali Podrimja, thoshte: “Kosova është gjaku im që nuk falet”, e unë sot i gjalli nga varri i drejtohem poetit, se Kosova është vendi ynë që po falet, dhe ne nuk po jemi në gjendje ta mbrojmë atë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025