Kosova U21 pret AnglinëU21 sonte në 'Fadil Vokrri', hyrja në stadium është falas

259:"England's Conor Gallagher and Kosovo's Valon Zumberi (right) battle for the ball during the UEFA Euro Under 21 Group G Qualifying match at stadiumMK, Milton Keynes. Picture date: Tuesday September 7, 2021. (Photo by Bradley Collyer/PA Images via Getty Images) 26:"PA Images via Getty Images
Përfaqësuesja e Kosovës U21 do ta zhvilloj ndeshjen e dytë në muajin qershor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinj do të jenë nikoqir të Kombëtares së Anglisë në ndeshjen e nëntë të Grupit G.
Kosova në këtë takim vije pas fitores së madhe në udhëtim te Andorra me rezultat 0-3.
Aktualisht të besuarit e Albert Bunjakut mbajnë vendin e katërt në tabelë me 11 pikë, derisa Anglia është e para me 22 pikë duke marrë shtatë fitore e një barazim.
Kjo përballje mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në kryeqytet me fillim nga ora 20:00.
Kujtojmë që Federata e Futbollit të Kosovës e ka lënë hyrjen falas për tifozët që duan ta shohin nga afër këtë ndeshje. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































