Kosova U21 merr fitore të madhe dhe bindëse si mysafir ndaj Qipros U21 – ëndrra për Kampionati Evropian vazhdon

Kosova U21 ka shënuar fitore të rëndësishme dhe bindëse si mysafir ndaj Qipros U21, duke triumfuar me rezultat 4-0 dhe duke dominuar takimin nga fillimi deri në fund.
Të besuarit e Afrim Tovërlanit kanë vazhduar formën e mirë, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21 2027.
Sulmuesi Elion Bujupi e hapi serinë e golave në minutën e 16-të, duke reaguar shpejt brenda zonës pas një topi të ulët dhe duke e shtyrë në rrjetë për 1-0.
Eliot Bujupi scores after a good assist from the captain Faton Ademi 🔥
Cyprus 0 - 1 Kosovo #U21 pic.twitter.com/OFlD9VxOSV
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 14, 2025
Pak para mbylljes së pjesës së parë, Kosova fitoi një penallti, të cilën Leon Frokaj e shndërroi me qetësi në gol për 2-0. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm. Në minutën e 61-të, ishte sërish Bujupi që shënoi golin e tij të dytë personal, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke i dhënë qetësi ekipit.
60' Eliot Bujupi bags his brace with a wonderful goal and makes it 3-0.
Cyprus 0 - Kosovo 3#U21 pic.twitter.com/nOJKap9iuC
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 14, 2025
Në kohën shtesë, Lendrit Shala kompletoi fitoren me golin e katërt, duke vulosur triumfin 4-0.
Me këtë fitore, Kosova U21 mbetet fuqishëm në garë për kualifikim në Euro U21 2027, pasi ka 7 pikë dhe mban vendin e tretë në grup. /Telegrafi/















































