Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet për Euro 2027

Kombëtarja e Kosovës U19 ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Armenisë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027, i cili do të mbahet në shtetin e Çekisë.
Në Turqi, ku po mbahet turneu i Grupit 2 të Ligës B, Kosova U-19 i ka nisur kualifikuese me një barazim 1-1 me Armeninë.
Djelmoshat e trajnerit Albert Bunjaku kaluar në epërsi në minutën e 19-të me anë të Lorik Mehmetit për 0-1 dhe dominuan 45 minutat e parë, por pa arritur të shënojnë një tjetër gol.
Në pjesën e dytë, kur ndeshja po shkonte drejt fundit, armenët arritën ta barazojnë rezultatin me anë të David Batoian (81’), i cili shënoi nga penalltia për barazimin 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Ndryshe, Dardanët e rinj ndeshjen e ardhshme e luajnë të premten ndaj Gjibraltarit, ndërsa duelin e fundit e zhvillon kundër Turqisë, më 30 mars. /Telegrafi/





















































