LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-20 humb nga Rumania

Kosova U-20 humb nga Rumania
(Foto: basketbolli.com)

Kosova U-20 (M) ka pësuar humbje nga Rumania U20 (M) me rezultat 88-93 (22:30, 25:22, 17:19, 24:22), në ndeshjen për vendin e shtatë në ‘FIBA European Challengers’.

Fillimi i ndeshjes ishte kryesisht i baraspeshuar dhe në fund të çerekut të parë, Rumania krijon epërsi prej tetë pikësh, 22:30, sa përfundon kjo pjesë.

Dardanët ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 39:40, por më pas kishin një rënie të lehtë në lojë dhe pjesa e parë përfundon 47-52.


Basketbollistët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë dhe më një seri të suksesshme kalojnë në epërsi 64:60, megjithatë një seri e rumunëve prej 11:0, bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të ishte 64:71.

Kosova nuk u dorëzua dhe shkriu epërsinë, madje duke kaluar në epërsi 81:79, e më pas edhe 84:80, dy minuta nga fundi. Por, Rumania në çastet e fundit ishte më e vëmendshme dhe fitoi 88-93.

Te Kosova u dalluan Rron Thaçi me 18 pikë, Donat Rexhepi me 16 dhe Fatlind Shoshaj me 14. Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës në këtë Evropian.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori