LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-17 pëson nga Irlanda

Kosova U-17 pëson nga Irlanda
(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra U-17 e Kosovës e ka zhvilluar të dielën ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” në Izmir.

Dardanët e rinj janë mundur nga Republika e Irlandës, me rezultat 4-0, në një ndeshje ku përveç kundërshtarit të fortë, as fati nuk ishte në anën e djelmoshave të Besnik Kollarit, thuhet në njoftimin e faqes së FFK-së.

Në fakt pas epërsisë së irlandezëve 1-0, futbollistët tanë patën rast ideal për ta barazuar, por shtylla ua mohoi golin.


Edhe pas golit të dytë të irlandezëve djemtë tanë u përpoqën të ndryshojnë rrjedhën e lojës dhe patën mundësi për ta ngushtuar rezultatin, por dështuan të realizojnë nga penalltia. Kjo sikur ndikoi në moralin e lojtarëve, të cilët në pjesën e dytë pësuan edhe dy gola tjerë.

Gjithsesi, vlen të përmendet fakti që në këtë turne përzgjedhësi Kollari ka grumbulluar kryesisht futbollistë nga kampionati vendor të gjeneratës 2004 dhe 2005, në mënyrë që t’u japë hapësirë për t’u testuar në nivele të tilla dhe për ta pasur një pasqyrë sa më reale në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e muajit tetor.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori