LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-16 në hendboll zhvilloi dy ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar në konkurrencën e femrave

Kosova U-16 në hendboll zhvilloi dy ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar në konkurrencën e femrave
(Foto: kosovahandball.info)

Kosova U-16 në hendboll (vajzat) i ka luajtur të hënën dy ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Ndeshjen e parë hendbollistet tona e kishin nga ora 9:00, ndërsa u përballën me Malin e Zi. Vendaset fituan me rezultatin 33-10. Vajzat tona nuk filluan lojën në mënyrën e duhur.

Nga mungesa e përvojës në këtë rang garash dhe trema, kanë bërë gabime të shumta. Por, loja e skuadrës sonë është përmirësuar me kalimin e minutave. Ka ndikuar edhe referimi jo në nivel. Vajzat tona janë përjashtuar plot 22 minuta.


Pasdite, prej orës 16:00, Kosova U-16 e luajti edhe ndeshjen e dytë. Përballë ishte ekipi i Rumanisë. Rumunet fituan me shifrat 27-16, por në shumë periudha lojtaret tona ishin plotësisht të barabarta me rivalet.

Ka pasur gola të bukur, goditje nga distanca e shumë elemente pozitive, që japin shpresë për ndeshjet e ardhshme. Në rezultat kanë kushtuar gabimet teknike, por një pjesë e vajzave kanë dëshmuar se kanë potencial të madh dhe se mund të llogaritet në to për të ardhmen.

Të martën prej orës 12:00, Kosova luan me Spanjën. Do të jetë një tjetër ndeshje sfiduese për vajzat tona. Më pas janë ndeshjet për plasman. Përvoja në këtë garë të nivelit të lartë do të jetë me vlerë të madhe për hendbollistet tona.

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori