LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Evropës heq nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për statusin e mysafirit special

Këshilli i Evropës heq nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për statusin e mysafirit special

Kërkesa e Kosovës për status të mysafirit, është tërhequr nga agjenda e Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kërkesa e Kosovës ishte paraparë të shqyrtohej në agjendën e takimit të sotëm, por u tërhoq në nisje të seancës.

Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigje për Telegrafin nga Këshilli i Evropës.


“Në hapjen e mbledhjes së tij sot në Paris, Komiteti për Politikë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, vendosi të heqë nga rendi i ditës pikën numër 5: “Kërkesa për statusin e mysafirit special nga Kuvendi i Kosovës*”, thuhet në përgjigje.

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Asambleja Parlamentare mund t’i japë statusin e mysafirit të veçantë parlamenteve kombëtare të vendeve evropiane që nuk janë shtete anëtare, por të cilat kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Anëtarët e delegacionit të mysafirit special mund të ulën në Asamblenë Parlamentare, por nuk kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të mbajnë fjalim me leje të presidentit të Asamblesë.

Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Anëtarësimi eventual në këtë organizatë do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori