Kosova do të përfitojë miliona euro nga pavarësimi energjetik, sfidë faturimi në veri

Pas pavarësimit të Kosovës edhe në rrafshin energjetik, vendi mund ta shfrytëzoj interkonjeksionin 400 kV me Shqipërinë si një treg të përbashkët energjetik.
Përfitimet e Kosovës do të jenë edhe në arkëtimin e të hyrave nga rrjeti ndërkombëtar, ku sipas njohësve të fushës së energjisë, deri tash përfitues i këtyre të hyrave ka qenë Serbia.
Anëtari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Hamdi Malushaj, thotë për KosovaPress, se përfitimet nga pavarësia energjetike janë të shumta, duke i mundësuar vendit të ofroi oferta dhe shërbime për tregun evropian.
Përfitim tjetër, sipas tij, është edhe shfrytëzimi linjës 400 kV, Kosovë-Shqipëri balancë energjetik.
“KOSTT-i e ka mirëmbajtur dhe investuar në rrjetin energjetik, por s’e ka marrë pagesën, ndërsa Serbia e ka inkasuar 12 milionë euro. Pavarësia energjetike tash jep mundësi edhe të tjera, që kjo kosto të rritet, sepse kontratat për kalim nga rrjeti jonë i bënë Kosova tash. Ne e kemi në dorë rrjetin, dhe ofrojmë oferta dhe shërbime për tregun evropian. Përfitimet do të jenë të dyfishta, sepse edhe intekonjeksioni me Shqipërinë është një vlerë e pa krahasueshme për përftimin dhe balancimin e energjisë termike me energjinë hidro të Shqipërisë”, thotë Malushaj.
Për këtë marrëveshje të arritur ditë më parë ndërmjet KOSTT dhe ENTSO, zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi thotë se kjo marrëveshje i sjell Kosovës përfitime të shumta.
Për faturimin e energjisë elektrike tash edhe në veri të Kosovës, Abazi thekson se faturimi do të bëhet në atë pjesë, por sipas tij, sfidë mbetet shtrija e KEDS në veri, pasi tash e shtatë vjet nuk ka funksionuar në atë pjesë.
“Tani, unë mendoj se duhet të fokusohemi te aspekti dhe momenti pozitiv që është krijuar me marrëveshjen ndërmjet KOSTT-it dhe ENTSO-is. Gjithsesi një prej problemeve kryesore me të cilat do të ballafaqohemi, është inventarizimi i aseteve të KEDS-it atje, meqë edhe pse janë bërë shtat vjet nga privatizimi, KEDS-i asnjë herë nuk ka arritur që t’i marrë nën kontroll”, thotë Abazi.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala pohon se përfitimet e Kosovës tash e tutje varen edhe nga shërbimi i energjisë në rrjetin ndërkombëtar të Kosovës, teksa shton se të hyrat kapin vlerën në baza vjetore diku 4 deri 9 milionë euro, varësisht prej rrjedhave të energjisë në rrjetin tonë ndërkombëtar.
Shala ka folur edhe për përfitimet që i ka pasur Serbia deri tash nga blloku kufitar energjetik që ka pasur Kosova.
“Përfitimet nga kjo marrëveshje përkatësisht gjatë implementimit dhe pas implementimit janë të dukshme, me vet faktin që deri më tani pala serbe ka bërë inkasimin e të hyrave prej shfrytëzimit të rrjetit ndërkombëtar transit nëpër Kosovë. Këto të hyra që i ka vjelë në mënyrë jo ligjore, pala serbe prej vitit 2008 e deri në fund të vitit 2019 janë mbi 65 milionë euro”, deklaron Shala.
Ndërsa, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka thotë se pas pavarësisë së Kosovës, lajmi më i madh është pavarësia energjetike, por për këtë, sipas tij, rrjedhin edhe disa obligime ndërkombëtare që do të ketë edhe sfida.
Sipas Llukës, tash mbetet sfidë veriu i Kosovës për faturimin e energjisë në atë pjesë.
“Sfida më e madhe tash për KOSTT-in dhe për distribucionin në vend është veriu i Kosovës, sepse deri më tani përveç që kemi qenë bllok rregullues apo kufijtë energjetik i kemi pasur si pjesë të Serbisë, ne kemi marrë vendime më shumë politike që të tërheqim energji nga rrjeti ndërkombëtar në mënyrë të pa autorizuar dhe atë energji që e kemi tërheq ajo ka qenë për furnizim me energji për qytetarët e veriut të Kosovës. Në këtë rast kjo ka ndikuar kur është hequr nga tarifa e energjisë elektrike pjesa e veriut. Tash me pavarësinë energjetike çdo problem brenda kufijve energjetik të Kosovës, është Kosova përgjegjëse, që do të thotë edhe për vet veriun tash nuk ka mundësi me tërheq rrymë nga rrjeti ndërkombëtar dhe me furnizua veriun, por duhet të gjejmë zgjidhje që veriu të fillon të faturohet dhe inkasohet”, thotë Lluka.
Ndërsa, arritja e kësaj marrëveshje së re të kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Cilësia e derivateve, MINT dhe Dogana me marrëveshje për kalimin nga laboratorët privatë në ata shtetërorë

DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës