LAJMI I FUNDIT:

Kosova s’ka datë se kur do t’i njihet certifikata e vaksinimit në vendet e BE-së

Kosova s’ka datë se kur do t’i njihet certifikata e vaksinimit në vendet e BE-së

Kosova ende nuk ka një datë dhe kur do t’u njihen qytetarëve të saj certifikatat e COVID-19 nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në mesin e muajit prill pritet që të përmbushen kriteret dhe standardet e vendosura nga BE-ja.


Njohja e certifikatës së vaksinimit në vendet e BE-së do t’i kushtojë Ministrisë së Shëndetësisë 168 mijë euro dhe kontrata është nënshkruar me 21 shkurt të këtij viti.

Ky projekt sipas MSh-së, është i ndarë në disa faza.

“Faza për Upgrade të Certifikatës së vaksinimit për të përmbushur kriteret dhe standardet e EU-së me kontratë planifikohet të përfundojë teknikisht deri në mes të muajit Prill. Aktualisht progresi është i kënaqshëm dhe presim që ta përfundojmë teknikisht edhe më herët se që parashihet”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Pas plotësimit të kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian, Kosova do të aplikojë për njohjen e kësaj certifikate. Koha e aprovimit të certifikatës COVID-19 ende nuk dihet sepse sipas MSh-së nuk është në kompetencën e tyre.

Portali, Kallxo.com kishte raportuar për mosnjohjen e certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19 në vendet e BE-së.

Ky investim 168 mijë eurosh i MSh-së, do të japë qasje në certifikatë pa rrjet dhe certifikata do të njihet offline.

Në fillim të muajit tetor, ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte deklaruar se Kosova kishte aplikuar për njohjen e certifikatës së vaksinimit në vendet e BE-së.

“Kemi aplikuar për njohjen e certifikatës së vaksinimit në BE”, kishte deklaruar Vitia.

Qytetarëve të Kosovës nuk po iu pranohet certifikata e vaksinimit në Zvicër, flasin nga MSH-ja
Lexo po ashtu Qytetarëve të Kosovës nuk po iu pranohet certifikata e vaksinimit në Zvicër, flasin nga MSH-ja

Kurse ministri aktual i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha para komisionit parlamentar se ende nuk ka datë se kur do të bëhet njohja e certifikatës së vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.

“Certifikata e vaksinimit është duke u punuar, inxhinierët janë duke punuar por ende nuk e dimë se kur do të bëhet, kur kam biseduar me ata që po punojnë në këtë, më kanë thënë edhe dy javë, por kjo ka qenë para dy javësh dhe s’mund të ju them se kur bëhet”, kishte thënë ministri Latifi gjatë kësaj jave.

Maqedonia e Veriut ishte partneri i parë nga Ballkani Perëndimor që u lidh me Certifikatën Digjitale të COVID-19 të BE. Më 15 shtator, Shqipëria gjithashtu u lidh dhe pastaj Serbia më 16 nëntor. Mali i Zi u lidh me këtë certifikatë digjitale me 22 dhjetor 2021.

Dozat përforcuese të serisë së vaksinimit me dy doza do të regjistrohen si “3/3”, ndërsa dozat përforcuese të vaksinave me një dozë do të rikuperohen si “2/1″.

Në të njëjtën kohë, ata që janë shëruar nga COVID-19 dhe kanë marrë dozën e parë të një vaksine me dy doza, do ta kenë të regjistruar si “2/1” në certifikatat e tyre.

Certifikatat nuk do të kenë një datë vlefshmërie, por aplikacionet celulare të përdorura për të verifikuar certifikatat digjitale të COVID të BE-së do të rregullohen për të kontrolluar dhe verifikuar nëse certifikata është ende aktive apo ka skaduar.

Për të lehtësuar lëvizjen e lirë dhe të sigurtë gjatë pandemisë COVID-19, Parlamenti Evropian dhe Këshilli miratuan më 14 qershor 2021, Rregulloren për certifikatën digjitale të BE -së për COVID-19.

Shtetet anëtare duhet të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar qasjen në vaksinim për ato grupe të popullsisë, certifikatat e vaksinimit të lëshuara më parë i afrohen kufirit të periudhës standarde të pranimit.

Deri më tani, asnjë periudhë standarde pranimi nuk do të zbatohet për certifikatat e lëshuara pas administrimit të dozave përforcuese, duke qenë se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme në lidhje me periudhën e mbrojtjes nga COVID-19 pas marrjes së kësaj doze përforcuese. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori