LAJMI I FUNDIT:

Kosova me shumë yje në e-sports: Talentë që pasionin e kthyen në profesion dhe po ndërtojnë një imazh tjetër në botë

Kosova me shumë yje në e-sports: Talentë që pasionin e kthyen në profesion dhe po ndërtojnë një imazh tjetër në botë

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë, shtrirja e gjerë e internetit, e kombinuar me një rini shumë të talentuar, kanë qenë disa prej faktorëve që kanë bërë që Kosova të ketë një rangim të jashtëzakonshëm në lojërat elektronike ose në atë që tash njihet si industria e sporteve elektronike e – sports.

Industria e re e sporteve elektronike ka marrë hov të madh në botë, ku ka një shtrirje edhe në mesin e të rinjve të Kosovës, të cilët kanë filluar që nga pasioni ta kthejnë në profesion këtë angazhim, duke përfituar edhe shume të majme.

Por, çka është e – sports për ata që nuk e dinë?

Nënkupton lojërat elektronike ku ballafaqohen lojtar individual ose ekipe përballë njëri – tjetrit, të përcjellur në mënyrë virtuale nga spektatorë që përdorin internetin.

E-sport tani është një industri që ndjeket nga miliona njerëz në botë, dhe ku lojtarët paguhen varësisht nga turneu që marrin pjesë.

Por, si ndodhë që Kosova, ndonëse një vend i vogël në pjesën juglindore të Evropës, të ketë yje në këto lojëra.

Besnik Thaqi, nga Game Center ‘Xportal’, ka treguar për telegrafin se si ka filluar të zhvillohet kjo industri edhe në Kosovë, e që sipas tij, fillimisht lojërat janë bërë pjesë e përditshmërisë së adoleshentëve, të cilët e kanë shfrytëzuar si rekreacion dhe hobi, por që më vonë rritja dhe shtrirja e shpejtë kanë bërë që disa prej talentëve të mendojnë të bëhen pjesë e garave që kishin vendosur edhe çmime për fituesit.

Ai ka thënë se lojërat elektronike janë bërë edhe pjesë e kulturës të shumë të rinj, sepse janë rritur më to.

“Ky trend na ka përcjellur neve. Në Kosovë janë njohur internet kafetë, që kanë qenë vende ku është mbledhur komuniteti, më pas kanë filluar të mbahen turnet, dhe pas një kohë kjo gjë është strukturuar dhe është rritur niveli i organizimit, me ç’rast një pjesë e lojtarëve kanë vazhduar ta luajnë për hobi, ndërsa të tjerë që kishin shpirt garues kanë menduar ta kalojnë në profesion”, ka shtuar Thaqi.

Ai ka treguar lojtarët e e-sports nga Kosova janë prej më të mirëve në rajon, të cilët shkëlqejnë si individualisht poashtu edhe me ekipe janë garues të suksesshëm, ku sipas tij, emrat e kosovarëve në këto lojëra propozohen edhe prej ekipeve të shteteve që rangohen shumë lart në këtë sport.

“Nuk duhet harruar Ylli Ramadanin(Garterin) që ka qenë pjesë e ekipeve më të mira të Evropës, dhe njëkohësisht ka pasur oferta prej ekipeve më të mëdha në botë që të jetë pjesë e garave si përfaqësues i tyre”, ka shtuar Thaqi.

Sipas tij, Ylli Ramadani ka qenë gamer-i i parë që e ka përfaqësuar Kosovën nëpër turne ndërkombëtarë në e-sport, duke qenë një prej yjeve që e ndriqojnë vendin e tij në e-sports.

“Gjatë vitit 2008 dhe 2012, kur jemi taku online me lojtar të tjerë, janë befasuar që në Kosovë ka internet, e prej asaj kohe janë krijuar fansa te Ylli Ramadanit (Garterit), edhe njerëzit kanë nisë me e kuptuar që përveç që ekziston Kosova si shtet, paska edhe rini që garojnë në këto nivele, por që na duhet strukturim më i mirë”, ka thënë ai.

Si shumë bashkëmoshatarë të tij të pasionuar pas e-sports, Ersin Dërvari ka kaluar kufijtë e shtetit dhe tash ai do ta përfaqësoj Kosovën në Brazil në një turne ndërkombëtare në të cilin do të marrin pjessë dhjetëra shtete.

Ai pas disa ditëve do të niset për Brazil kur do të marrë pjesë në turneu “Red Bull Player One”, ku gara do të jetë në lojën ‘League of Legends’.

“Mu ka dasht goxha kohë e gjatë me ardhë deri në këtë nivel. Jam i vetmi përfaqësues nga Kosova. Atje do të udhëtoj me 27 nëntor deri me 2 ose 3 dhjetor. Në Kosovë ka plot lojtar që kanë përparu shumë nga lojëra të ndryshme. Duhet dedikim i madh nëse dëshiron me përparu”, ka shtuar Dërvari.

Sipas tij, zhvillimi i mëtutjeshëm i industrisë së e-sports do të ketë ndikim të madh edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori