Përfaqësuesja e Kosovës është duke shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare "Oran 2022", duke fituar deri më tani gjashtë medalje.

Garuesit tanë kanë rrëmbyer tri medalje të arta dhe tri të bronzta, ndërsa renditen në vendin e 11-të nga shtete pjesëmarrëse.


Me më së shumti medalje të fituara është Turqia, me 32 të arta, 15 të argjendta dhe 21 të bronzta, të ndjekur nga Italia me 23 të arta, 30 të argjendta dhe 25 të bronzta.

Për një vend të vogël si Kosova, padyshim që kjo është një arritje e madhe në këtë renditje, pasi janë 26 shtete pjesëmarrëse. /Telegrafi/

289499183 7654911911247448 5879480841966164968 n

289708379 7654912121247427 7014834802683459665 n

telegrafi sport app