LAJMI I FUNDIT:

Kosova i refuzon ekspertët shqiptarë, Evropa ua hap dyert

Kosova i refuzon ekspertët shqiptarë, Evropa ua hap dyert

Një nga mjekët shqiptarë më të njohur në Danimarkë provoi të kthehet në Kosovë dhe të japë kontributin e tij, por nuk ia doli.

Me shpenzimet e veta ai ka sjellë mjetet e nevojshme specialistike dhe ka ardhur personalisht që të bëjnë terminet në datën e caktuar, për të bërë vizita specialistike gratis në Kosovë. Por, ka hequr dorë. Ai është detyruar që të tërhiqet nga pengesat në punë prej kolegëve të tij.


Si ky mjek, emër i njohur për redaksinë e Zërit, por që nuk ka dashur ta zbulojë identitetin, ka dhe shumë ekspertë shqiptarë të fushave të ndryshme që po befasojnë me të arriturat e tyre në shkencë, art e kulturë nëpër shtete të ndryshme perëndimore, e që po e braktisin Kosovën.

Përderisa Kosova po varfërohet me kuadro profesionale, shtetet perëndimore po pasurohen çdo ditë e më shumë me shqiptarë nga Kosova, Lugina e Preshevës, Shqipëria, Maqedonia…

Mungesa e perspektivës në vendin e tyre, po i shtyn ata drejt vendimit për të qëndruar përgjithmonë në shtetin ku po kryejnë studimet. Kurse, shtetet perëndimore nuk hezitojnë t’i mbështesin dhe t’ju ofrojnë siguri atyre që janë të kualifikuar dhe drejtimet e tyre i kërkon tregu. /Zëri/