Analisti politik rus dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Petr Iskenderov në një deklaratë të tijën ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë plane të mëdha për Ballkanin.
Ai ka thënë se në këto plane përpos përfshirjes politike do të ketë edhe përfshirje ushtarake në vende të ndryshme të Ballkanit.
Analisti rus ka thënë se Kosova do të bëhet pjesë e një mburoje raketore.
“NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duan ta vënë Kosovën në qendër të planeve të saj politike dhe ushtarake, sidomos për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyer në të cilën ndodhet territori”, citohet të ketë thënë Iskenderov.
LEXO: Analisti rus: SHBA-ja ka plane të mëdha për Ballkanin, Kosova bëhet pjesë e mburojës raketore
E lidhur me këtë çështje, njohës të sigurisë në Kosovë kanë vlerësuar se vendosja e mburojës raketore nuk do të ndodhë para anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, ka thënë për Telegrafin se prezenca e përhershme amerikane në Kosovë duhet të jetë kërkesë e shtetit të Kosovës.
“Pra, Kosova të kërkojë zyrtarisht prezencën e përhershme amerikane, me trupa ushtarake dhe me rol të rëndësishëm diplomatik. Kjo, mbi të gjitha, forcon dhe garanton stabilitetin rajonal dhe, po ashtu, forcon dhe promovon rolin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, ka thënë Ramadani.
Ai ka shtuar se sa i përket mburojës raketore, për këtë është çështje për të cilën opinioni nuk është i informuar, nuk mund të merret si e saktë.
“Unë mendoj se është në funksion të Sigurisë Nacionale të Kosovës sigurimi i prezencës së përhershme amerikane”, tha Ramadani.
Ndërkaq eksperti i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku ka theksuar se në Kosovë është prania e NATO-s me mision të KFOR-it duke e mbajtur përgjegjësinë kryesore për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Kosova është e përcaktuar që të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së dhe konform kësaj në kompetencë të vet NATO-s është vendimi se ku do të instalohet mburoja raketore. Normalisht, para se të ndodhë një gjë e tillë duhet të kalojë nëpër instanca të vendimmarrjes politike në institucione të vendit për çka nuk ka asnjë lloj dyshimi pse të mos kalojë”, tha Maloku për Telegrafin.
Ai ka shtuar se në momentin që instalohet mburoja raketore, Kosova do të përfitojë në aspekt të ngritjes së nivelit të sigurisë.
“Kur kjo të ndodhë atëherë Kosova do të përfitojë në aspekt të ngritjes së nivelit të sigurisë me efekte shumë pozitive dhe në ngritjen ekonomike për arsye se do të hapet perspektiva dhe mundësia e hyrjes së kapitalit nga jashtë në formë të investimeve të huaja”, u shpreh Maloku.
Ai theksoi se Kosova do të bëhet edhe faktor më i fuqishëm politik në rajon dhe më gjerë duke ndikuar kështu edhe në stabilitetin e rajonit dhe krijimit të ndjenjës së perspektivës për qytetarët e vet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi