LAJMI I FUNDIT:

Kosova me pavijon në Ekspozitën e Hortikulturës në Turqi, Expo Antalia 2016

Kosova me pavijon në Ekspozitën e Hortikulturës në Turqi, Expo Antalia 2016

Kosova do të ketë pavijonin e vet në Ekspozitën e Hortikulturës EXPO2016 që fillon nga nesër në Antali të Turqisë.

Aty do të marrin pjesë mbi 40 shtete. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 6 muaj gjatë këtij viti ku edhe do të promovohet përmes formave të ndryshme secili shtet.

Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës, si dhe të pavijonit të Kosovës.


Aty do të marrin pjesë edhe ministra e përfaqësues shtetesh që marrin pjesë në ekspozitë. Hapja qendrore do të bëhet nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Sipas organizatorëve, afër 8 milionë njerëz do ta vizitojnë ekspozitën gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojë e hapur.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij viti që bujqësia e Kosovës apo nënsektorë të saj promovohen në panaire të mëdha botërore.

Në janar të këtij viti Kosova prezantoi prodhimet e veta në panairin Green Week në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori