Sipas të dhënave të fundit zyrtare, pagat mesatare më të larta në rajon i ka Sllovenia dhe Kroacia, ndërsa më të ulëtat Kosova dhe Maqedonia.
Të dhënat e Entit Statistikor të Sllovenisë tregojnë se në fund të vitit 2017 paga mesatare neto mujore në Slloveni u rrit në 1,062 euro, që është një rritje nominale prej 3.1 për qind, kurse reale prej 1.7 për qind në krahasim me vitin 2016. Vitin e kaluar si në sektorin privat ashtu edhe publik Sllovenia ka shënuar rritje të të ardhurave mesatare mujore, shkruan AA.
Pas Sllovenisë radhitet Kroacia, ku sipas të dhënave të fundit, paga mesatare është rreth 835 euro. Sipas Byrosë Qendrore të Statistikave (DZS), paga mesatare mujore neto për një punëtor në Kroaci në nëntor të vitit të kaluar ishte 6.190 kuna ose 832 euro, që paraqet rritje mujore nominale prej gati 3 për qind kurse në atë vjetore prej 6.6 për qind.
Ndërkaq, të dhënat e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) tregojnë se paga mesatare në Kosovë për vitin 2017 ishte 363 euro, shifër që tregon për pagë më të ulët mesatare në rajon, kurse të dhënat e Entit të Statistikave të Maqedonisë tregojnë se në nëntor të vitit 2017 paga mesatare neto mujore në këtë vend arriti në 23,196 denarë ose 377 euro.
Sipas Agjencisë për Statistikave, paga mesatare mujore neto në Bosnje dhe Hercegovinë në dhjetor të vitit 2017 ishte në 862 MK (Marka Konvertibile), apo 440 euro, ku nominalisht ishte më e lartë për 0.6 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm dhe me 1.1 për qind më e lartë në krahasim me muajin dhjetor 2016.
Pas Bosnje dhe Hercegovinë pasojnë Shqipëria dhe Serbia. Duke u bazuar në Institutin e Statistikave të Shqipërisë, paga mesatare e miratuar në Shqipëri, për sektorin shtetëror për tremujorin e tretë të vitit 2017 është 458 euro.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Serbisë, paga mesatare neto në dhjetor 2017 arriti në 54.344 dinarë apo 459 euro, e cila është një rritje nominale dhe reale për 14.2 për qind në në krahasim me muajin nëntor.
Pas Serbisë pason Mali i Zi, ku sipas të dhënave të fundit nga Enti i Statistikave shtetërore të këtij vendi, paga mesatare në muajt e fundit të vitit 2017 arriti në 512 euro. Shuma e pagës mesatare neto në vend në dhjetor ka mbetur e njëjtë si në nëntor ndërsa në raport me muajin dhjetor të vitit 2016 u rrit për 0.6 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës