LAJMI I FUNDIT:

Kosova nikoqire e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës për Cilësi në Evropë

Kosova nikoqire e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës për Cilësi në Evropë

Kalendarit të ngjarjeve kulmore me karakter ndërkombëtar, që organizohen në Republikën e Kosovës, i shtohet edhe një ngjarje shumë e rëndësishme. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës për Cilësi në Evropë do të organizojë takimin e saj, në Prishtinë, këtë muaj.

Kjo ngjarje e karakterit kaq të lartë, zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Nikoqir i saj do të jetë organizata “Quality Kosova”, nën udhëheqjen e presidentit, prof.dr. Edmond Hajrizi.


“Quality Kosova”, u themelua në vitin 2006, me iniciativë të rektorit të UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi. Ajo merret me çështjen e promovimit të cilësisë, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit të bazuar në standardet evropiane dhe ndërkombëtare në Kosovë, por njëkohësisht promovon edhe vlerat e Kosovës jashtë vendit, përmes pjesëmarrjes në konferenca profesionale dhe shkencore në mbarë botën.

Asociacioni kosovar, “Quality Kosova”, që nga viti 2013, është anëtar i rregullt dhe me të drejta të plota në Organizatën Evropiane për Cilësi, ku e përfaqëson Kosovën.

Organizata Evropiane për Cilësi është ombrella e organizatave nacionale të Evropës, të cilat promovojnë standardet më të mira të cilësisë dhe aspekteve me rëndësi të jetës në Evropë dhe më gjerë.

“Është hera e parë që Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Evropiane mban një takim kaq të lartë në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën kjo ngjarje ka rëndësi të veçantë, sepse me këtë rast edhe ne tregojmë se përkrahim dhe implementojmë pjesë të vlerave evropiane në Kosovë”, tha dr.Edmond Hajrizi.

Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës për Cilësi në Evropë do të mbledhë në Prishtinë përfaqësues nga të gjitha vendet e Evropës, që përfaqësojnë organizatat e tyre nacionale për menaxhimin e cilësisë, standardeve dhe certifikimeve, profesionistë dhe ekspertë të dalluar nga industri të ndryshme dhe me renome botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori