LAJMI I FUNDIT:

“Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë”, Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

“Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë”, Haziri: Qeveria fajtore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Qeveria është fajtore për dështimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Haziri ka thënë se Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë politik në raport me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova ndodhet në pozicionin më të rëndë, më të vështirë të mundshëm politik në raport me partnerët. Kurti për tri vjet në tetë situata që i ka krijuar, e që evropianët dhe amerikanët i quajnë kriza të momentit, ka arritur që të ndërtojë marrëdhënie të kushtëzuara me partnerët e vet. Ti e bën hapin, nëse e bën veprimin, ti pranohesh në takim, nëse e bën veprimin… Kjo marrëdhënie është e re, marrëdhënie e kushtëzuar e Kosovës me shtetet, në veçanti partnere. Ne kemi pasur marrëdhënie të mira… Është dështim, sepse duhet të shihet burimi i problemit. Pse Serbia reagon bën ofensivë, është burim i destabilzimit, kjo është fakt dhe nuk do të ndalet kurrë… “, u shpreh Haziri për RTV Dukagjini.


Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Lexo po ashtu Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Ai thekson se largimi i Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe suspendimi i Bjellorusisë është bërë derë e hapur për Kosovën.

“Kanë qenë tri kërkesa tash e sa vite në këtë qeveri, është filluar me një kanë dalur tri, janë bërë katër, pas kësaj do të jetë edhe një… Kurti në hapat e vegjël që është munduar të bëjë ka arritur të shkaktojë një refuzim, një kundërshtues të dialogut e më pas është bërë pranues i dialogut…  Burimi është aplikimi. Ne kemi aplikuar, cili është ambienti që ne kemi llogarit favorshëm me apliku si qeveri, është largimi i Rusisë për shkak luftës në Ukrainë, suspendimi i Bjellorusisë. Kjo është dera e madhe që i është hapur Kosovës”, tha ai.

“Duhet të ndërtohen skenarët e anëtarësimit. Në ditën e aplikimit kjo qeveri e ka ditur që ka me qenë kërkesa për draft-statut. Tash e dy vite këto çështje janë në tavolinë pjesë e negociatave, është përmendur vendimi i tokës së pronave të Manastirit të Deçanit…”, ka thënë Haziri. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori