Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës (AUV) ka ndërmarrë masa reciprociteti ndaj Agjencisë së Ushqimit të Maqedonisë, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së CEFTA-së. Kjo masë është ndërmarrë pasi Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë nuk është duke i dërguar inspektorët e saj, në fabrikat e Kosovës, duke penguar kështu eksportin e prodhuesve drejt këtij vendi. Kjo gjë, sipas afaristit Burim Piraj paraqet barrierë jo-tarifore që po e dëmton biznesin e tij dhe bizneset kosovare.
“Ne që nga janari i këtij viti kemi qenë të kontaktuar nga një kompani maqedone e cila është e interesuar të importojë produktet e prodhuara nga kompania jonë, mirëpo edhe sot e kësaj dite nuk kanë ardhur në inspektim inspektorët maqedonë. Ata në mënyra të ndryshme i prolongojnë këto çështje dhe mund ti quajmë barriera jo-tarifore të cilat nuk kanë drejtë t’i krijojnë”, tha ai.
Sipas marrëveshjes së CEFTA-së, për prodhimet që nuk eksportohen në BE, janë Agjencitë e Ushqimit të shteteve përkatëse që inspektojnë fabrikat e interesuara për eksport. Përderisa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës brenda një afati të shkurtë pas parashtrimit të kërkesës shkon i inspekton fabrikat në Maqedoni, Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë ka muaj të tërë që nuk inspekton fabrikën e afaristit Piraj. Dhe jo vetëm të tij, ngase ka edhe fabrika tjera që kanë parashtruar kërkesë të tillë, sqaron për Radio Kosovën, drejtori i shëndetit publik në Agjencinë e Ushqimit të Kosovës, Flamir Kadriu.
Për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve, sipas tij, kanë ndërmarrë masa reciprociteti. “Një kërkesë iu është bërë autoritete të Maqedonisë para disa kohe që me ardhë ata, me e dërgua Komisionin edhe me i pa katër fabrikat tona. Ata nuk po reflektojnë, edhe pse 4-5 herë kemi dërgua shkresa zyrtare, edhe e-maila, ata as nuk përgjigjen e as nuk vinë. Për këtë arsye edhe ne i kemi ndërpre vizitat me shkua tek ata me i miratua fabrikat e tyre, d.m.th një reciprocitet e që na mundëson edhe ligji”, tha Kadriu.
Kurse Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka thënë se “pas pranimit të informatës nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës dhe kompanisë “MEKA”, MTI ka kontaktuar me Pikën e Kontaktit të Maqedonisë në CEFTA dhe është thënë që shumë shpejtë do të zgjidhet kjo çështje. Kurse nesër në Beograd do të mbahet takimi i radhës i Nën-komitetit për Barrierat Tregtare në kuadër të CEFTA-s, ku do të adresohet edhe një here kjo çështje”, thuhet në përgjigjen nga MTI-ja.
Ministria pret që pala maqedonase të ofrojë zgjidhje dhe datën e zgjidhjes së kësaj çështje, në të kundërtën, nëse të gjitha format e dialogut nuk funksionojnë, atëherë është në kompetencë të Agjencisë së Ushqimit të Kosovës t’i konsiderojë masat reciproke. /Radio Kosova/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje