Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur në shtëpi nga Greqia me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Kosova nuk ka arritur të fitojë, por as të nxjerr barazim në ndeshjen e dytë të grupeve.


Pas barazimit me Moldavinë, Dardanët janë mposhtur nga Greqia në stadiumin Fadil Vokrri.

kosova 1 1 Foto gjatë intonimit të himneve (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, me Kosovën që pati posedim më shumë, por me Greqinë që gjeti golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tretë dhe ishte Dimitrios Limnios, i cili shënoi për 0-1 pas një reagimi të dobët në mbrojtje.

greqia 2

Kosova pati rastet më të mira në këtë pjesë me anë të Arbër Zeneli (11’), Atdhe Nuhiu (11’), Besar Halimi (45’) dhe Amir Rrahmani (45’), por në disa raste u ndalën nga portieri dhe në disa tjera topi shkoi jashtë.

Në pjesën e dytë përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por me grekët që ishin më konkret duke gjetur edhe golin në fillim, ndërsa Kosova vetëm një gol në fund që nuk shërbeu asgjë.

Goli i grekëve erdhi pas vetëm gjashtë minutave në këtë pjesë dhe përsëri ishte një reagim i dobët i mbrojtjes dhe Dimitrios Siovas shënoi për 0-2.

greqiaaa

Pas këtij goli, Bernard Challandes bëri tri ndryshimet dhe këto zëvendësime ngjallën lojën dhe shtuan sulmet e Kosovës.

Pas disa tentimeve, Kosova gjeti edhe golin në minutën e 84-të dhe ishte Bernard Berisha, i cili shënoi supergol me gërshërë për 1-2 pas një topi të kthyer nga portieri.

kos 7

Deri në fund të ndeshjes, Dardanët bënë gjithçka që munden në tentim të golit të barazimit, por nuk patën fat dhe në fund humbën me rezultat 1-2.

Pas kësaj fitore, Greqia udhëheq Grupin 3 në Ligën C me katër pikë, po aq sa ka Sllovenia e dyta, ndërsa Kosova renditet e treta me një pikë.

Në ndeshjen e radhës, Dardanët luajnë në shtëpi ndaj Sllovenisë më 11 tetor, ndërsa Greqia e pret Moldavinë në datën e njëjtë. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheSuperGreek_/status/1302680850815946752

https://twitter.com/TheSuperGreek_/status/1302697809179807745

https://twitter.com/KosovanF/status/1302709144282173440

telegrafi sport app