LAJMI I FUNDIT:

Kosova mirëpret një delegacionin nga Mynihu, diskutohet për integrimin evropian dhe dialogun me Serbinë

Kosova mirëpret një delegacionin nga Mynihu, diskutohet për integrimin evropian dhe dialogun me Serbinë

Përfaqësues nga Shoqata për Evropën Juglindore në Mynih (Southeast Europe Associaton), po qëndrojnë në vendin tonë në një vizitë studimore, në kuadër të së cilës u mirëpritën në takim nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se gjatë bashkëbisedimit me anëtarë të kësaj shoqate, zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi ata mbi situatën aktuale në vend dhe të arriturat e sukseset e vendit tonë përgjatë tri viteve të fundit të qeverisjes.

“Duke prezantuar tri shtyllat e integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe dialogut, ai theksoi se objektiv i rëndësishëm ka qenë avancimi në rrugëtimin drejt integrimit evropian, ku tashmë është finalizuar procesi i liberalizimit të vizave dhe kemi bërë hapa tutje në zbatimin e agjendës së reformave evropiane dhe arritjen e standardeve evropiane, të cilat u bënë shkas më tej dhe për aplikimin për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim bëhet e ditur se mbi zhvillimin ekonomik u theksua progresi që ka njohur vendi ynë dhe disa prej indikatorëve makroekonomikë, si përmes rritjes ekonomike, rritjes së punësimit, rritjes së eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, si dhe vëmendjen e kushtuar ndaj përkujdesjes për gjithëpërfshirje e shpërndarje të barabartë tek të gjithë qytetarët, e veçanërisht përkrahjes së grave dhe të rinjve, si kryeqendër e forcë shtytëse ndër më kryesoret në zhvillimin e vendit tonë.

“U përmendën edhe raportet e indekset ndërkombëtare, të cilat dëshmojnë mbi nivelin e progresit që ka njohur Kosova në tri vitet e fundit në sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, zhvillim ekonomik, liritë dhe të drejtat e demokratizimi”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova mbetet palë konstruktive dhe e përkushtuar, por procesi po përballet me refuzimet e shpeshta të palës tjetër për avancim tutje në shumë çështje e posaçërisht shkeljet e njëpasnjëshme dhe mungesës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

“Bislimi i falënderoi pjesëmarrësit për vizitën e tyre në Kosovë dhe për bashkëbisedimin, duke i uruar dhe vijim të mbarë e të frytshëm të qëndrimit të tyre në vendin tonë”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori