Mesfushori i spikatur, Veldin Hoxha, është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Pas një periudhe me paraqitje të mira dhe progres të vazhdueshëm në karrierën e tij, Hoxha ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në nivelin më të lartë përfaqësues.


Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të Dardanëve për kualifikimet e Botërorit 2026.

Marrëveshja dy palëshe është nënshkruar sot nga presidenti Agim Ademi dhe lojtari Veldin Hoxha.

Veldin Hoxha është pjesë e klubit Rubin Kazan, derisa deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Kroacisë U21.

FFK i uron mirëseardhje Veldin Hoxhës në familjen dardane dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën e Kosovës.

22-vjeçari është rritur në Kroaci te klubi Rijeka ku ka kaluar të gjitha grupmoshat.

Në shtator të vitit 2024 ai u transferua te Rubin Kazan për dy milionë euro, derisa këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar edhe katër gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app