LAJMI I FUNDIT:

Kosova liron shtetasit e Shqipërisë nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër

Kosova liron shtetasit e Shqipërisë nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër

Qeveria e Kosovës, ka marr vendim me të cilin shtetasit e Shqipërisë lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se ky vendim është në frymën e programeve dhe aspiratave të shprehura të subjekteve politike që fituan zgjedhjet dhe krijuan qeverinë legjitime me mbështetjen e shumicës absolute në 14 shkurt.

“Sot Qeveria e Kosovës, me propozimin tim mori vendimin me të cilin shtetasit e Shqipërisë lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër. Ky Vendim është në frymën e programeve dhe aspiratave të shprehura të subjekteve politike që fituan zgjedhjet dhe krijuan qeverinë legjitime me mbështetjen e shumicës absolute në 14 shkurt”, shkruan Sveçla.


Ai tha se ky “Është vetëm një hap, por megjithatë i domosdoshëm, drejt realizimit të interesave të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, në kuadër të premtimit tonë për realizimin e përshpejtuar të gjithë marrëveshjeve të lidhura nga qeveritë e mëparshme, të cilat nuk ka asnjë arsye të mbesin vetëm në letër”.

“Shqipëria prej kohësh e ka zbatuar këtë marrëveshje, në përfitim të shtetasve të Kosovës që punojnë në Shqipëri, ndërsa është turpërues fakti se Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen dhe nuk e ka lehtësuar veprimtarinë e shtetasve të Shqipërisë në Kosovë”, shprehet ministri i Brendshëm.

Ndërsa ka kritikuar qeveritë e kaluara për mosmiratimin e këtij vendimi.

“Po ashtu, Vendimi është në frymën e avancimit të bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe ka për qëllim që të lehtësojë mobilitetin në punë, duke thjeshtësuar, brenda autorizimeve ligjore, procedurat administrative në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për qëllim të qasjes së lirë në tregun e punës nga të gjithë shtetasit tanë, kudo që vendosin të punojnë në të dyja shtetet. Me këtë krijohet një treg më i madh pune, më shumë mundësi dhe lehtësi për punëdhënësit e punëkërkuesit nga Kosova e nga Shqipëria, dhe forcon ekonomitë e shoqëritë tona”, shkroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori