LAJMI I FUNDIT:

Kosova lanson ‘e-Testimi’ për patentë-shofer, zbatimi nga janari 2022

Kosova lanson ‘e-Testimi’ për patentë-shofer, zbatimi nga janari 2022
Foto: Ilustrim

Nga 5 janari i vitit 2022 në shtatë qendrat e patentë-shoferëve në gjithë Kosovën do të zbatohet “e-Testimi”.

Kandidatët për patentë-shofer do të testohen në mënyrë elektronike dhe menjëherë pas përfundimit të testimit do kenë mundësi ta kuptojnë rezultatin e testit.


Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se përmes këtij projekti do të lehtësohet puna e njësive të patentë-shoferëve, duke shtuar se do të eliminohet edhe mundësia që përmes aferave korruptive të pajisjen qytetarët me patentë-shofer.

“Si një projekt në fushën e patentë-shoferëve do ta lehtësoj shumë punën në njësinë e patentë-shoferëve dhe në të njëjtën kohë do ta ul kohën e pritjes menjëherë për pjesën teorike të provimit për patentë-shofer si dhe do t’i eliminojë gabimet teknike që do kishin qenë në mënyrën sesi ishte praktikuar deri tani. Kjo është një reformë shumë e madhe në njësinë e patentë-shoferëve. Gjatë muajit dhjetor e kemi pasur fazën testuese të projektit në të gjitha qendrat regjionale të Kosovës dhe që në fillim të janarit do të fillojnë shtatë qendrat regjonale që ta zbatojmë në tërësi projektin e e-Testimit. Nuk ka më asnjë mundësi që përmes eventualisht aferave korruptive të pajisjet dikush me patentë-shofer, pra eliminohet komplet faktori njeri këtu, softueri i zgjedh pyetjet dhe kandidati i nënshtrohet provimit”, tha Durmishi.

Au u shpreh se tashmë kanë ndarë mjete edhe për ndërtimin e 7 qendrave të patentë-shoferëve në gjithë Kosovën.

“Ne për vitin e ardhshëm kemi ndarë buxhet për fillimin e një projekti të madh që lidhet me njësinë e patentë-shoferëve për ndërtimin e shtatë qendrave regjionale për patentë-shoferë sepse siç e dini jemi në të gjitha qendrat në objektet e stacioneve të autobusëve. Dhe tani me buxhetin që e kemi ndarë do të fillojmë ndërtimin e objekteve që do të sigurojnë kushte shumë më të mira se që jemi këtu dhe kemi ndarë buxhet edhe për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe për avancimin e softuerit në mënyrë që ta digjitalizojmë komplet procesin në të ardhmen”, theksoi ai.

Ndërsa, drejtori i Departamentit të patentë-shoferëve, Fejzullah Mustafa u shpreh se vitin e ardhshëm krahas avancimeve që synojnë në sistemin e testimit, synojnë edhe më tej digjitalizim në aspektin praktik.

“Digjitalizimi total do të shkojë përmes avancimit të mirëmbajtjes dhe softuerit në vitin 2022, ku i kemi paraparë disa ide të ndryshme për ta avancuar dhe digjitalizuar sistemin, pastaj normal që kemi edhe projekte për digjitalizimin e pjesës praktike i cili do të vijë në të ardhmen”, tha Mustafa.

Projekti për e-Testim për patentë-shoferë ka nisur si pilot në vitin 2016, dhe deri më tani ka qenë i praktikuar vetëm në njërën njësi në qendrën për patentë-shofer në Prishtinë. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori