Reperi nga Shqipëria, Stresi, ka qenë pjesëmarrës në protestën e organizuar në Tiranë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha se do të dalë kundër zotit të shtëpisë, por jo të mysafirëve.


Ai më tej theksoi se i zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë.

Screenshot 12 14 Stresi (Foto: Instagram)

Ndërkohë që ka marrë pjesë në protestë, ai së fundmi ka hedhur një video në InstaStory ku shihet duke u djegur flamuri i Serbisë.

“Kosova është Shqipëri”, ka shkruar ai teksa ka etiketuar edhe profilin e Aleksandar Vuçiq në Instagram.

Protesta theksojmë se është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe fraksioni brenda PD që është kundër kryetarit, Lulzim Basha.

Vuçiç nga ana tjetër gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’. /Telegrafi/