Tregtia e Jashtme në Kosovë ka shënuar deficit tregtar më të lartë për 8.5 për qind në dhjetor të 2017-së në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, llogaritur në vlerë monetare ka rritje prej 20.9 milionë euro, ndërkaq eksporti mbulon importin me 9.9 për qind, për këtë muaj vendi ynë më shumë eksportoi në Indi, ndërsa importoi nga Serbia, bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin ‘ Statistikat e Tregtisë së Jashtme, dhjetor 2017’, përcjell Telegrafi.
Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2017 kishte vlerën 29.4 milionë euro, ndërsa importi 297.3 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është një rritje prej 20.2 për qind për eksport dhe 9.5 për qind për import.
Nga të dhënat e grupeve kryesore të eksportit, 42.8 për qind e eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, ndjekur nga ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 12.3 për qind, 9.4 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, produktet minerale janë 9 për qind, ato bimore me 5.9 për qind, ndërsa 4.7 për qind e përbën tekstili dhe artikujt prej tij.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, 15.3 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, pasuar nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 14.2 për qind, 13.3 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, mjetet e transportit janë 13 për qind, 8.7 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre dhe 6.4 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike, ndërsa më pak se pesë për qind janë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, produktet bimore dhe tekstili dhe artikujt prej tij.
Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 6.8 milionë euro ose rreth 23.3 për qind e eksporteve të përgjithshme me një rritje prej 35.3 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Gjermania me 6.2 për qind, Holanda me 3.9 për qind, Britania e Madhe me 3.6 për qind dhe Bullgaria me 2.7 për qind. Kurse, importet e Kosovës me këto vende ishin 137.6 milionë euro ose 46.3 për qind të importeve të përgjithshme me një rritje prej 13.1 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania me 14.6 për qind, Italia me 5.7 për qind, Rumania me 3 për qind dhe Greqia me 2.8 për qind.
Në muajin dhjetor të 2017-së, eksportet e vendit tonë me ato të CEFTA-së arritën në 11.9 milionë euro ose 40.5 për qind të eksporteve të përgjithshme që është një rënie prej -0.5 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga këto vende janë Shqipëria me 17.7 për qind, Maqedonia me 9.6 për qind, Serbia me 5.5 për qind dhe Mali i Zi me 5.5 për qind. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në këtë muaj arritën në 79.6 milionë euro ose 26.8 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.2 për qind. Serbia është vendi me pjesëmarrje më të lartë për import më 15.7 për qind, pasuar nga Maqedonia me 4.2 për qind, Shqipëria me 3.7 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me 2.7 për qind.
Për sa i përket eksporteve të Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 10.6 milionë euro ose 36.2 për qind, ku si partnerë më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport janë India me 24.4 për qind dhe Zvicra me 5.2 për qind, ndërsa importet arritën vlerën në 79.9 milionë euro ose 26.9 për qind dhe vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Kina me 9.6 për qind dhe Turqia për qind 8.5 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë