LAJMI I FUNDIT:

Kosova, edhe sivjet pjesë e garës më të madhe ndërkombëtare të robotikës, First Global Challenge

Kosova, edhe sivjet pjesë e garës më të madhe ndërkombëtare të robotikës, First Global Challenge

Sikurse edhe viteve të kaluara, UBT ka nderin që edhe sivjet të përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai, më 24-27 tetor.

Kosovën do ta përfaqësojnë nxënësit e shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Raesa Nikshiqi, Ardi Loxha dhe Albana Hajdini, të cilët tash e disa muaj janë përgatitur dhe kanë punuar në laboratorët inovativë të mekatronikës në UBT.

Ata, nën mbikëqyrjen e stafit akademik të UBT-së, janë duke e ndërtuar robotin inovativ që do të jetë pjesë e garës në FIRST Global.


Ekipi përfaqësues i shtetit të Kosovës do ta sfidojë vetën në mesin e të rinjve nga rreth 170 shtete të ndryshme të botës.

Ata do të sfidohen me njëri-tjetrin për nga dizajnimi dhe programimi i robotit, idetë dhe kreativiteti në fushën teknologjisë, inxhinierisë e matematikës.

FIRST Global zhvillon gara me profile të larta robotike ndërkombëtare, të dizajnuara për zgjidhjen e sfidave kryesore globale me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë garë, falë UBT-së, edhe Kosova do të përfaqësohet nga të rinjtë që janë të frymëzuar për të zgjidhur sfidat globale të kësaj natyre.

Në fund të garës, FIRST Global Challenge do të ndajë çmime të ndryshme për fituesit, si dhe do të ndahen edhe medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta, teksa materialet e ekipeve fituese do të shfaqen nëpër mediat botërore.

Sfida e garës së sivjetme në FIRST Global Challenge do të jetë  mbrojtja e oqeaneve.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori