LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Sllovenia do të shkëmbejnë përvojat në fushën e financave publike

Kosova e Sllovenia do të shkëmbejnë përvojat në fushën e financave publike

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, ku diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në shkëmbimin e përvoja në fushën e financave publike si dhe për vizitën që pritet të bëjë Ministri Hamza në Slloveni gjatë javës së ardhshme.

Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Bertoncelj për zhvillimet buxhetore si dhe për prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Ambasadori slloven në Kosovë Bojan Bertoncelj e falënderoi ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin si dhe për progresin e arritur të Kosovës në fushën e financave, në veçanti në hapat e saj në implementimin e MSA-së.


Me këtë rast Ambasadori Bertoncelj shprehi gjithashtu gatishmërinë e shtetit slloven për ta përkrahur Kosovën në proceset integruese të saj drejt Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori