LAJMI I FUNDIT:

Kosova e nis fuqishëm garën në Dubai, renditet mes shteteve më të fuqishme në garën ndërkombëtare të robotikës

Kosova e nis fuqishëm garën në Dubai, renditet mes shteteve më të fuqishme në garën ndërkombëtare të robotikës

Ekipi përfaqësues i Kosovës në garën ndërkombëtare të robotikës, “First Global Challenge”, ka arritur të shënojë fitore në pesë raunde të kësaj gare, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Aktualisht, nga 191 vende të botës, Kosova renditet në mesin e top 20 vendeve të para me më së shumti raunde dhe pikë të fituara.

Kosova fitoi raundet në përballje me shtete të fuqishme në fushën e robotikës, si Rusia, Franca, Gjermania, Sllovenia dhe vende tjera.


Gjithashtu, mentorit të ekipit përfaqësues të Kosovës në këtë garë, Erjon Ahmeti, i është ndarë medalje nga organizatorët e kësaj gare, si tutori më i mirë i ekipeve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse.

Gara më e madhe në fushën e robotikës që po mbahet në Duabi, do të zhvillojë punimet edhe nesër, më 27 tetor 2019.

Ekipi përfaqësues i Kosovës tash e disa muaj është përgatitur në laboratorët inovativë të mekatronikës në UBT, teksa punën e kanë zhvilluar nën mbikëqyrjen e stafit akademik të UBT-së.

Bashkërisht, ata kanë ndërtuar robotin inovativ me të cilin ekipi po garon në FIRST Global Challenge 2019.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori