LAJMI I FUNDIT:

Kosova e nis me fitore, mposht bindshëm Zvicrën

Kosova e nis me fitore, mposht bindshëm Zvicrën

Kosova ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat 76:49 (18:16, 23:8, 27:14, 8:11), në ndeshjen e parë të raundit të tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Kosova e dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos e rrezikuar asnjëherë fitoren.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej në epërsi, derisa përfundon 18:16. Dardanët ‘ndezën’ motorët në periudhën e dytë. Me një lojë të shpejtë filluan shkëputjen, duke shkuar në pushim me rezultat 41:24.


Kosova nuk u ndal as në periodën e tretë, ku jo vetëm që ruajti epërsinë, por edhe e thelloi, madje kishte epërsi deri në 31 pikë, 65:34, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 68:38.

Dardanët ruajtën epërsinë në dhjetë minutat e fundit dhe menaxhuan lojën, duke triumfuar bindshëm 76:49.

Te Kosova u dalluan Dardan Berisha me 20 pikë, Drilon Hajrizi me 14 pikë e 12 kërcime dhe Dominic Artis me 19 pikë e gjashtë asistime.

Ndeshja e ardhshme për Dardanët do të jetë kundër Danimarkës në udhëtim më 26 korrik.

Tri ditë më vonë janë mysafirë të Zvicrës, kurse kampanjën kualifikuese për Rrethin e Tretë për Eurobasket 2025, e përmbyllin me sfidën kundër Danimarkës më 5 gusht në Prizren.

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

La Liga
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori